• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VIZITA/ Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas javën e ardhshme në Tiranë
Home
Shqipëri

VIZITA/ Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas javën e ardhshme në Tiranë

15 September, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Javën e ardhshme Tiranën e viziton ministri i Jashtëm Gjerman, Heiko Maas ndërkohë që 15 shtatori përkon me 31-vjetorin e protokollit të bisedimeve mes Shqipërisë dhe RFGJ-së, e cila i hapi rrugë vendosjes zyrtare të marrëdhënieve diplomatike me Gjermaninë, më 2 tetor 1987, njëkohësisht në Tiranë dhe në Bon.

Shqipëria dhe Republika Federale Gjermane nuk patën asnjë lloj kontakti zyrtar politik deri në vitin 1975 dhe shkak për këtë ishte çështja e pagesës së dëmshpërblimeve të Luftës së Dytë Botërore.

Sipas dokumenteve të publikuara online nga Fondi Arkivor i MEPj-së para nënshkrimit të protokollit të bisedimeve më 15 shtator 1987 pati 12 vite debate e kontakte në nivel diplomatësh dhe ekspertësh në Beograd dhe në Vjenë dhe kjo nisi që me kërkesën zyrtare e palës shqiptare për pagesën e dëmshpërblimeve për t’ju dorëzuar ambasadës së RFGJ, nëpërmjet ambasadës sonë në Beograd.

Pala gjermane këmbëngulte që të vendoseshin në fillim marrëdhëniet diplomatike pasi kështu do krijoheshin kushte për zgjidhjen e çështjeve ekonomike dhe financiare. Ky proces i gjatë u ndihmua edhe nga tre vizitat “private” të kryeministrit të Bavarisë Franz Josef Strauss të shoqëruara me oferta të mira ekonomike, në periudhën 1984-1987.

Në kushtet e krizës së thellë ekonomike të viteve 80-të si pasojë e vetëizolimit të Shqipërisë në marrëdhëniet me jashtë, dhe në kuadër të përpjekjeve të filluara pas vitit 1985 për zbutje “te kujdesshme” të tensioneve të krijuara në politikën e jashtme, me 15 shtator 1987 u nënshkrua në Tiranë Protokolli i bisedimeve për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis delegacionit të qeverisë shqiptare, kryesuar nga Sofokli Lazri, drejtor i Institutit të Studimit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe delegacionit të MPJ të RFGJ kryesuar nga Dr. Dieter Kastrub, dirigjent ministerial.(TCH)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PLAS NË ITALI/ E akuzuan se ishte 100 kilogram, Balotelli: Shkofshi në djall të gjithë
Previous article URIM I PËRZEMËRT/ "Tardhshin ment ri non"! (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

REPLIKON ME PROTESTUESIT/ Rama: Mendon ndryshe nga unë, por nuk shan dhe nuk deliron online Politikë

REPLIKON ME PROTESTUESIT/ Rama: Mendon ndryshe nga unë, por nuk shan dhe nuk deliron online

HELENA KAÇE QË HAPI KONGRESIN E PS/ Thirrje neomalësores: Dorëzo Mandatin! Politikë

HELENA KAÇE QË HAPI KONGRESIN E PS/ Thirrje neomalësores: Dorëzo Mandatin!

RAMËS I LARGOHET NJË DEPUTETE/ Marjana Koçeku: Prej sot jam e pavarur! Idealet dhe vlerat e mia mi dëmtojnë kufinjtë! Politikë

RAMËS I LARGOHET NJË DEPUTETE/ Marjana Koçeku: Prej sot jam e pavarur! Idealet dhe vlerat e mia mi dëmtojnë kufinjtë!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT