• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VIZITA ME RAMËN/ Abazoviç flet nga Kievi: Jemi këtu për të mbështetur Ukrainën, me Zelenskyn do…
Home
Politikë

VIZITA ME RAMËN/ Abazoviç flet nga Kievi: Jemi këtu për të mbështetur Ukrainën, me Zelenskyn do…

15 June, 2022 s.autor Politikë

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka folur për mediat nga Kievi, ku së bashku me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama po zhvillojnë një vizitë zyrtare me ftesë të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

Ata mbërritën në orët e para të mëngjesit dhe kanë vizituar disa prej qytezave të shkatërruara nga lufta si Borodjanka dhe Irpini, por mes tyre edhe Bucha-n, ky dhjetëra civilë u gjetën të masakruar dhe të lidhur nga forcat ruse.

“Të gjithë po vlerësojnë shumë përpjekjet e Malit të Zi dhe vendeve të tjera të rajonit për të treguar solidaritet me popullin ukrainas. Ne jemi për gjetjen e një zgjidhjeje në dialog, por gjëja më e rëndësishme është ndalimi i aktiviteteve të luftës, agresionit dhe vrasjes së civilëve”, tha kryeministri malazez për RTCG. Abazovic gjithashtu tha se ata patën mundësinë të vizitojnë qytetet e shkatërruara nga lufta dhe të dëshmojnë një katastrofë të madhe humanitare.

“Është tragjike ajo çka pamë dhe dëgjuam. Infrastruktura e shkatërruar, dhe përfundimi është i thjeshtë – duhet të jemi krenarë për qytetarët e Malit të Zi që zgjodhën paqen. Paqja nuk ka çmim, paqja është gjithçka që na nevojitet. Pavarësisht nga të gjitha dilemat dhe dyshimet që ne kemi në shoqëri, gjëja më e rëndësishme është të jetojmë në paqe, ky është supozimi më i rëndësishëm i çdo gjëje”, tha ai më tej.

Përpara një takimi me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, Abazovic theksoi se ata ishin “aty për të mbështetur”. Kryeministri i Malit të Zi gjithashtu njoftoi për sot një deklaratë të përbashkët me kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, bëjnë të ditur institucionet e Bashkimit Evropian për ndihmën ndaj Ukrainës. “Unë mendoj se do të ndodhë dhe nuk do të jetë problem nëse Zelenski na e kërkon këtë”, theksoi Abazoviç.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article POLICIA RRUGORE "BLINDON" VLORËN DHE SARANDËN/ Vendosen 916 masa administrative. Arrestohet 40-vjeçari që tentoi të korruptonte efektivët
Previous article KËRCËNOI GRUAN DHE DJALIN/ 52-vjeçarin e kap frika kur sheh policinë, fsheh pushkën në...

s.autor

Postime të ngjashme

VITI I RI SHKOLLOR/ Rama uron nxënësit dhe mësuesit: Shkolla me standarde të reja infrastrukturore Politikë

VITI I RI SHKOLLOR/ Rama uron nxënësit dhe mësuesit: Shkolla me standarde të reja infrastrukturore

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Rama: Marrin më shumë se kolegu në Greqi, por duan ta rrisin ende me vendimin “vetë Zot vetë Shkop” Politikë

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Rama: Marrin më shumë se kolegu në Greqi, por duan ta rrisin ende me vendimin “vetë Zot vetë Shkop”

"ASKUSH NUK DO T'I HEQË LOGON SELENICËS"/ Rama reagon pas bashkëbisedimit me qytetarët Breaking News

"ASKUSH NUK DO T'I HEQË LOGON SELENICËS"/ Rama reagon pas bashkëbisedimit me qytetarët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT