• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VIZITA E VON DER LEYEN NË TIRANË/ Ambasadori Gonzato: Shënon një fazë të re në marrëdhëniet BE- Shqipëri
Home
Politikë

VIZITA E VON DER LEYEN NË TIRANË/ Ambasadori Gonzato: Shënon një fazë të re në marrëdhëniet BE- Shqipëri

24 October, 2024 s.autor Politikë

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato ka reaguar për vizitën e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në Tiranë, e cila sipas tij, “shënjoi një fazë të re në marrëdhëniet Bashkimi Europian-Shqipëri.”

“Vizitë shumë e mirë në Shqipëri nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Shënjoi një fazë të re në marrëdhëniet BE-Shqipëri. Pas hapjes së negociatave për grup-kapitullin e themeloreve javën e kaluar, perspektiva e anëtarësimit është reale dhe është afër”, shkruan Gonzato në një reagim në platformën X.

Ambasadori i BE-së u shpreh se ky është një mesazh i madh shprese edhe për të rinjtë shqiptarë që duan që vendi i tyre të jetë pjesë e BE-së.

“Është e njëjta rini që ndau me ne dje mendime të tilla frymëzuese, në hapjen e vitit akademik të Kolegjit të Evropës në Tiranë. Faleminderit Federica Mogherini për organizimin e një aktiviteti kaq të rëndësishëm për Tiranën, Shqipërinë dhe gjithë rajonin”, shtoi ambasadori Gonzato.

Gonzato shprehu bindjen se muajt ​​në vazhdim do të jenë emocionues dhe sfidues në të njëjtën kohë për Shqipërinë.

“Nuk ka kohë për të humbur, nevojiten reforma të rëndësishme për të ecur drejt anëtarësimit. BE dhe Delegacioni në Shqipëri, janë këtu për të mbështetur vendin në këto përpjekje. Me miratimin e djeshëm të Axhendës së Reformave, vendi do të marrë më shumë se 920 milionë euro në kuadër të Planit të Rritjes.

Kjo do të ndihmojë në modernizimin e infrastrukturës, përmirësimin e shërbimeve publike, stimulimin e rritjes, duke sjellë kështu cilësinë e jetës së qytetarëve shqiptarë më pranë standardeve të BE-së”, u shpreh Gonzato.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUJDES! Pa e ditur ju dëmtoni shikimin tuaj çdo ditë teksa bëni këto veprime…
Previous article TENTOI TË HIDHEJ NGA URA E BUNËS ME 4 FËMIJËT/ 27 vjeçarja: Ish bashkëshorti më përndjek, vajzën e ka goditur me karikues telefoni

s.autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRON MËSUESIT/ Rama: Nxitja e nxënësve nën 18 vjeç për protesta do të sjellë pezullim ose largim nga detyra, ja çfarë parashikojnë masat e reja Politikë

PARALAJMËRON MËSUESIT/ Rama: Nxitja e nxënësve nën 18 vjeç për protesta do të sjellë pezullim ose largim nga detyra, ja çfarë parashikojnë masat e reja

PROTESTAT/ Rama: Kush kërkon dorëheqjen time, gabon nëse mendon se mund të ma imponojë me dhunë Breaking News

PROTESTAT/ Rama: Kush kërkon dorëheqjen time, gabon nëse mendon se mund të ma imponojë me dhunë

“QËLLIMI I QARTË…”/ Rama para protestës: Duan të pengojnë integrimin! Po koordinojmë masat me partnerët ndërkombëtarë Breaking News

“QËLLIMI I QARTË…”/ Rama para protestës: Duan të pengojnë integrimin! Po koordinojmë masat me partnerët ndërkombëtarë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT