• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VIZITA E PUTIN NË BEOGRAD/ Misteri i ÇANTËS së zezë, qeni i Sharrit dhuratë nga Vuçiç
Home
Rajon

VIZITA E PUTIN NË BEOGRAD/ Misteri i ÇANTËS së zezë, qeni i Sharrit dhuratë nga Vuçiç

17 January, 2019 k.autor Rajon

 Presidenti rus, Vladimir Putin ka zhvilluar sot një vizitë në Beograd ku takoi presidentin serb, Aleksandër Vuçiç dhe krerët më të lartë të shtetit.

Putin ka folur edhe për çështjen e Kosovës, dhe përsëriti faktin se qëndrimi i Rusisë është i pandryshuar.

“Lëvizje te fundit të Prishtinës, vendimi për taksën dhe krijimi i Ushtrisë së Kosovës, kanë shkaktuar tensione serioze. Qëndrimi i Rusisë për Kosovën është i pandryshuar”-tha Putin.

Putin u shpreh pro një marrëveshjeje Kosovë-Serbi bazuar në rezolutën 12,44.

“Rusia pajtohet që Beogradi dhe Prishtina të arrijnë një marrëveshje të pranueshme reciproke në përputhje me rezolutën 1244” tha presidenti rus Vladimir Putin në Beograd.

Gjatë takimit me Vuçiç, Putin mori si dhuratë edhe një qen Sharri, këlysh tre muajsh, të cilin e pagëzoi me një emër të veçantë:  “Pasha”.

 

Ajo që ra në sy dhe u komentua gjerësisht në Beograd është edhe çanta e zezë që shoqëroi Putin përgjatë gjithë ditës. Kjo çantë, njihet me emrin “Cheget” dhe aty besohet se ndodhet kontrolli i sistemit të armëve nukleare.

Emrin “Cheget’ kjo çantë e ka marrë nga një mal i Kaukazit që përkthyer në shqip do të thotë “e Zezë”, shkruan Gazeta Ekspress.

Cheget thuhet se ruan komunikimin ndërmjet Putin dhe selisë ku ndodhen armët bërthamore nëseë duhet të ato të vihen në funksion. Çanta mbahet kudo ku lëviz Putin dhe mediat serbe raportuan se në atë çantë ka një sistem audio viziv që mundëson komunikimin mes Putin dhe selisë së armëve bërthamore në Rusi.

Putin mbërriti në Beograd mëngjesin e të enjtes dhe mbi 5 mijë policë u mobilizuan për të ruajtur sigurinë  etij. Mbi 50 mijë njerëz dolën për të pritur presidentin rus nëpër rrugë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I DORËZON DETYRËN MINISTRES SË RE/ Ahmetaj: Do t’ju mbështes 10-fish se më parë
Previous article “10 YEAR CHALLENGE”/ "UEFA" tregon lojtarin që nuk ka ndryshuar kurrë (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

"SERBIA PO HYN NË NJË KAPITULL TË RI"/ Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen Rajon

"SERBIA PO HYN NË NJË KAPITULL TË RI"/ Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima Rajon

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar Rajon

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT