• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VIZITA E PELOSIT NË TAJVAN/ Reagon Lavrov: Përpjekje e SHBA për të irrituar Kinën, e kanë zakon që t’i lajmërojnë…
Home
Nderkombetare

VIZITA E PELOSIT NË TAJVAN/ Reagon Lavrov: Përpjekje e SHBA për të irrituar Kinën, e kanë zakon që t’i lajmërojnë…

3 August, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Vizita e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi është një përpjekje e qëllimshme e Uashingtonit për të irrituar Kinën, tha të mërkurën ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov.

“Unë nuk gjej asnjë arsye tjetër që ata të shkaktojnë një shqetësim të tillë pothuajse nga askundi, duke e ditur mirë se çfarë do të thotë kjo për Republikën Popullore të Kinës”, tha Lavrov nga Mianmari, gjatë një vizite.

Vizita e Pelosit të martën në Tajvan, të cilën Kina e konsideron një provincë të shkëputur, shkaktoi zemërim nga Pekini në një kohë kur tashmë ka tensione ndërkombëtare mbi pushtimin rus të Ukrainës.

Rusia i ka ofruar mbështetjen e saj Kinës, me të cilën ka krijuar një partneritet të fortë vitet e fundit, dhe ka paralajmëruar Uashingtonin se vizita e Pelosit e vendos atë në një kurs përplasjeje me Pekinin.

Si Moska ashtu edhe Pekini mbështesin parimin e “Një Kinë” duke njohur Tajvanin si pjesë të Kinës dhe kundërshtojnë pavarësinë e ishullit.

Lavrov tha gjithashtu se SHBA nuk ka bërë asnjë përpjekje për të rifilluar bisedimet për një marrëveshje të re strategjike për reduktimin e armëve bërthamore që do të zëvendësonte marrëveshjen e vitit 2011, të quajtur START i ri.

Presidenti i SHBA Joe Biden ka thënë se është i gatshëm të “negociojë shpejt një kornizë të re të kontrollit të armëve” për të zëvendësuar New START kur të skadojë në vitin 2026, ndërsa Presidenti Vladimir Putin tha së fundmi se nuk mund të ketë fitues në një luftë bërthamore.

“Ata e kanë zakon që t’i lajmërojnë gjërat nga mikrofoni dhe pastaj t’i harrojnë ato”, tha Lavrov teksa shtoi se “nuk ka pasur qasje tek ne për të rifilluar procesin e negociatave”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BABI I VRAU NËNËN NË GREQI/ Flet djali: Ime më bënte dy punë, babi na harxhonte të gjithë lekët
Previous article ZBARDHET PROPOZIMI I KQZ-SË/ Ja hapat që duhet të ndjekë një emigrant që do të votojë

s.autor

Postime të ngjashme

RAPORTI I OKB-së: Qershori, muaji më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga fillimi i luftës Botë

RAPORTI I OKB-së: Qershori, muaji më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga fillimi i luftës

GJERMANIA NUK PRET EVROPËN/ Shefi i Forcave Ajrore kërkon më shumë armë dhe avionë nga SHBA-ja Botë

GJERMANIA NUK PRET EVROPËN/ Shefi i Forcave Ajrore kërkon më shumë armë dhe avionë nga SHBA-ja

ALARMI POLAK PËR UKRAINËN: Rusia do shtojë sulmet gjatë sezonit të dimrit Botë

ALARMI POLAK PËR UKRAINËN: Rusia do shtojë sulmet gjatë sezonit të dimrit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT