• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VIZITA E EMIRIT/ Rregullohen marrëdhëniet dypalëshe Katar-Gjermani për bashkëpunim më të mirë
Home
Nderkombetare

VIZITA E EMIRIT/ Rregullohen marrëdhëniet dypalëshe Katar-Gjermani për bashkëpunim më të mirë

7 September, 2018 Isa.Autor Botë, Nderkombetare

Emiri i Katarit Sheikh Tamim Bin Hamad Al Thani zhvilloi dje në Berlin, një sërë takimesh me personalitete të njohura gjermane në fushën e ekonomisë dhe sigurisë, si Presidentin e Konferencës së Munihut për Sigurinë (Munich Security Conference) Wolfgang Ischinger, dhe Kryetarin Ekzekutiv të kompanisë së njohur në fushën e transportit “Hapag-Lloyd AG”.

Emiri i Katarit mbërriti në kryeqytetin gjerman për një vizitë pune, ku do të takohet me Presidentin Gjerman Frank-Walter Steinmeier, Kancelaren Angela Merkel dhe zyrtarë të tjerë të lartë gjermanë. Takimet pritet të përqëndrohen në forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të ngushtë dypalësh në fusha të ndryshme.

Emiri i Katarit dhe Kancelarja Gjermane do të flasin gjithashtu gjatë hapjes së Forumit Katariano-Gjerman të Biznesit dhe Investimeve, i cili zhvillohet sot (të premten).

Në forum do të diskutohet mbi partneritetin ekonomik mes dy vendeve në shumë fusha, veçanërisht projektet e infrastrukturës, zhvillimit industrial, investimet, turizmi, shëndetësia, sporti dhe projektet që lidhen me Kupën e ardhshme të Botës që do të zhvillohet në Katar në vitin 2022.

Në këtë kontekst, Ministri i Financave i Katarit Ali Sherif Al Emadi tha gjatë një interviste për gazetën gjermane Handelsblatt këtë javë, se vendi i tij ka në plan të investojë miliarda euro në Gjermani. Al Emadi theksoi se investimet do të shpalosen gjatë forumit.

Ai vuri në dukje se Katari e konsideron Gjermaninë një aktor të rëndësishëm në ekonominë globale dhe e shikon me optimizëm të madh mundësinë e rritjes së partneritetit tregtar mes dy vendeve.

Nga ana tjetër, agjencia gjermane e lajmeve theksoi se gjatë punimeve të forumit, palët do të nënshkruajnë disa marrëveshje bashkëpunimi në fusha të ndyshme, përfshirë marrëveshjen për krijimin e Këshillit të Përbashkët të Biznesit Gjermano-Katarian.

Doha ka investuar gjatë tre dekadave të fundit mbi njëzet miliardë euro në kompanitë kryesore gjermane, si Volkswagen, Siemens, Solar World dhe Deutsche Bank. Ndërkohë, shumë kompani gjermane marrin pjesë në zhvillimin e projekteve të infrastrukturës në Katar, në përgatitje të organizimit të FIFA World Cup 2022.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJET NË SHKODËR/ Jepet masa për KATËR të arrestuarit. Tre mbesin në BURG, njëri... (EMRAT)
Previous article Rama: Gati VETTING-U për politikanët dhe familjarët e tyre. Trembet Basha: JO, familjarët të përjashtohen

Isa.Autor

Postime të ngjashme

IZRAELI KREU GJENOCID? Komisioni hetimor i OKB-së: Ka shënjestruar qëllimisht fëmijët palestinezë në Gaza Botë

IZRAELI KREU GJENOCID? Komisioni hetimor i OKB-së: Ka shënjestruar qëllimisht fëmijët palestinezë në Gaza

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MONTREAL/ Vriten një oficer policie dhe autori i krimit Botë

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MONTREAL/ Vriten një oficer policie dhe autori i krimit

TENSIONET ME KINËN/ Tajvani nis stërvitjen ushtarake 5-ditore Botë

TENSIONET ME KINËN/ Tajvani nis stërvitjen ushtarake 5-ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT