Ndërsa Donald Trump zhvilloi një takim me homologun francez, Emmanuel Macron në Paris të shtunën, ai ishte i shqetësuar edhe nga një siklet potencial diplomatik.
Së pari, gazeta franceze “Le Monde” raportoi se në një rast të mëparshëm diplomatik në Uashington, presidenti amerikan shkaktoi telashe duke ngatërruar shtetet baltike dhe Ballkanin.
Pastaj, gjatë ceremonive në kryeqytetin francez për të shënuar 100 vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore, një vizitë e planifikuar presidenciale në varrezat amerikane në Belleau, një vend me rëndësi të madhe për ushtrinë amerikane, u anulua për shkak se po binte shi.
Trump u kritikua në terma të ashpra nga nipi Winston Churchill-it, Nicholas Soames, i cili shkroi në Twitter: “Ata vdiqën me fytyrën e tyre përballë armikut dhe Donald Trump në mënyrë patetike dhe të papërshtatshme, nuk mund të bëjë nderimet e tij për shkak të motit. Ai nuk është i aftë të përfaqësojë këtë vend të mrekullueshëm “.
Nicolas Burns, diplomat amerikan që u ka shërbyer si republikanëve ashtu edhe demokratëve, e konsideroi vendimin si të “habitshëm”.
Nga ana tjetër, raporti i “Le Monde” kishte të bënte me ngjarjet në Uashington në fillim të prillit të këtij viti, kur udhëheqësit e Estonisë, Lituanisë dhe Letonisë vizituan Shtëpinë e Bardhë për një takim dhe pas për një konferencë të përbashkët shtypi. Në konferencën për shtyp, Trump vlerësoi vizitën, duke paraqitur perspektivën që këto vende të bëhen anëtare të NATO-s.
Por “Le Monde” zbuloi një “bisedë” presidenciale, ku Tramp i atribuon udhëheqësve Baltik përgjegjësinë për luftën në Jugosllavi.
Dalia Grybauskaitė e Lituanisë, Kersti Kaljulaid i Estonisë dhe Raimonds Vējonis i Letonisë, shkruante gazeta, ju deshën “një moment për të kuptuar se ‘Baltikët’ dhe ‘Ballkani’ u përzien në mendjen e presidentit amerikan”.


