Një sherr me grushte ka ndodhur ditën e sotme në hyrje të një qendre tregtare në Tiranë. Mendohet që sherri të ketë nisur për motive të dobëta.
Ndërkohë që në pamjet e dërguara në redaksinë e JOQ Albania mund të dallohen edhe njollat e gjakut të shpërndara në tokë. Një prej të dëmtuarve besohet të jetë dërguar në spital me ambulancë.
Një qytetar, i cili ka nisur edhe pamjet, shkruan:
Gëzuar festat, edhe viti 2019 na pret plot me injoranta në gjirin e vet. Shqipëria po ndryshon. Sherr me grushta, njëri u dëmtua dhe iku me ambulancë. Ai që i rridhte gjaku. Nuk u kuptua nëse e ka gjuajt me grusht apo me ndonjë send të fortë. Shumë e rëndomtë situata akoma ndodhin fenomene të tilla për arsye të rëndomta…Ka gjasa që vitin e ri ta kalojë gëzuar ne birucat e policisë për një arsye shume te rëndomtë..”


