• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Viti i Ri pa Dritëroin, Sadija: I vështirë, s’e prisja të ikte
Home
Sociale

Viti i Ri pa Dritëroin, Sadija: I vështirë, s’e prisja të ikte

6 January, 2018 k.autor Aktualitet, Sociale

Në shtëpinë e Dritëroit, mungesa ndihet mjaft. Një vit më parë, në 31 dhjetor të 2016, ai ka qëndruar “stoik” në tavolinën e festës deri rreth orës 01:30 të datës 1 janar 2017 dhe ka qeshur e festuar me fëmijët e bashkëshorten, Sadijen.

Megjithatë, ajo ia kishte merakun prej ditësh, edhe pse nuk e besonte se shumë pak javë më pas nuk do ta kishte më pranë vetes.

Ashtu si për çdo gjë, edhe këtë herë Sadija i ka qëndruar strikte traditës së vendosur nga vetë shkrimtari. Gati-gati me të njëjtin shkrim dore, ajo është kujdesur që të dërgojë kartolina për miqtë e familjes së Dritëro Agollit.

Ndoshta jo rastësisht ngjyrat e kartolinës kanë qenë e zezë nga jashtë dhe e bardhë brenda, por gjithsesi, rreshtat e shkruar kanë shprehur shumë mirënjohje për ata që i qëndruan pranë dhe e kujtuan shkrimtarin.

“Kam qenë shumë e ngarkuar nga ana shpirtërore. Kam pasur mjaft pagjumësi këto ditë. Herën e fundit ai ndenji deri në orën një e gjysmë në tavolinë. E kisha parë shumë herë të tjera ashtu, por mendoja se do ta kalonte edhe këtë herë”, shprehet bashkëshortja e Dritëroit, Sadije Agolli. E në fakt, pikëllimi i duket qartë në fytyrë. “Jo vetëm unë, por edhe fëmijët e kanë përjetuar jo mirë këtë Vit të Ri”, tregon ajo.

“Kam qenë e hutuar. E kam kaluar duke parë albumet. Dritëroi më ka lënë shumë kujtime dhe më ngacmohet kjo plagë sa herë i shoh”, përshkruan këto ditë Sadija.

Mjediset e shtëpisë e ngacmojnë vazhdimisht Sadijen, e cila ishte mësuar ta kalonte ditën me Dritëroin, duke u kujdesur për ilaçet, ushqimin, shkrimet apo leximet, për të cilat ajo gjithmonë ka qenë e para që i vinte në ndihmë. Për të mos rënë fort në sy të fëmijëve, Sadija kalon çaste në dhomën e saj, për të mbytur lotët. Por, fëmijët gjithsesi e kanë kuptuar dhimbjen e saj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Meta merr pjesë në ceremoninë e hedhjes së kryqit në qytetin e Korçës (FOTO)
Previous article LIVE/ Spiropali jep zgjidhjen, ja si mund t'i lehtësojmë hallet e qytetarëve

k.autor

Postime të ngjashme

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar Aktualitet

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT