“Duhet të heqim pazarxhinjtë dhe tepsixhinjtë nga administrata. Këtë sfidë duhet ta fitojmë me cdo kusht. Pranë kryeministrisë punojnë 24 koordinatorë, ndjekin problemet e ardhura” tha në fjalën e saj koordinatorja për bashkëqeverisjen, Elisa Spiropali.
Ajo shpalosi edhe objektivat për 2018. “Në janar –mars 2018 aksion për të regjistruar dhe bërë pjesë të portalit të gjithë qytetratë që i afrohen zyrave dhe për të marrë fund stili i vjetër nëse ke një hall duhet të njohësh një mik apo deputetin.
Qytetari duhet të marrë përgjigjen për 15 ditë për problemet. Aksion për të bërë pjesë e portalit sa më shumë burra dhe gra”.
Elisa Spiropali në fjalën e saj u shpreh se “Bashkëqeverisja me qytetarin” është një platforme e cila i vjen në ndihmë të qytetarëve.
Spirpali tregoi disa nga rastet që kanë kontaktuar portalin dhe kanë gjetur zgjidhjen. Spiropali fton qytetarët të bëhen pjesë e portalit pasi ky është një portal për individët dhe u vjen në ndihmë atyre./AlpeNews.al
ERTV Live😊: ASAMBLEJA KOMBËTARE E PARTISË SOCIALISTE -Raporti i 100 ditëve të para të qeverisjes dhe prioritetet për vitin 2018;-Informacion mbi procesin e “Bashkëqeverisjes me Njerëzit”;-Informacion për ecurinë e procesit të zgjedhjeve në strukturat vendore të partisë;- Miratim i Agjendës Vjetore Politike dhe Organizative të PS për vitin 2018; #KrenarPërPS🌹#përShqipërinëQëDuam✌🇦🇱me #Shtet💪#Punë👍#Mirëqenie😊
Posted by Edi Rama on Saturday, January 6, 2018


