• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VITI I RI SHKOLLOR NË KOHË PANDEMIE/ Balla nga Elbasani: Ata që bëjnë politikë me këtë situatë, kanë mungesë intelekti
Home
Politikë

VITI I RI SHKOLLOR NË KOHË PANDEMIE/ Balla nga Elbasani: Ata që bëjnë politikë me këtë situatë, kanë mungesë intelekti

14 September, 2020 s.autor Politikë

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla uroi fillimin e vitit të ri shkollor nga shkolla “Jorgji Dilo” në Elbasan.

“Gjej rastin t’i uroj gjithë stafit mësimor dhe çdo nxënësi suksese për një vit të ri shkollor me plot rezultate të mira në shkollë.
Është një vit shkollor që fillon në kushtet e pamndemisë, por gjej rastin të falenderoj Drejtorinë arsimore dhe bashkinë për marrjen e masave. Janë më shumë se 200 godina në të gjithë bashkinë Elbasan dhe procesi parapërgatitor ka ecur mirë. Është garantuar gjithçka e domosdoshme për mbrojtjen e shëndetit në kuadër të masave mbrojtëse, sikurse janë paisja me maska, dezinfektimi apo ruajtja e distancave, në nxënës një bankë. Shpresoj që gjithçka do të eci mirë dhe suksesi varet nga përkujdesja e prindërve dhe mësuesve”, deklaroi Balla.

Me tej gjatë fjalës së tij Balla nuk la pa përmenduar edhe formularin e shumëdebatuar të Ministrisë së Arsimit, ku prindërit duhet të bëjë një vetëdeklarim për gjendjen shëndetësore të fëmijës. Balla e quajti skandaloze që të bëhet politikë më shkollat dhe nxënësit.

“I bëj thirrje çdo prindi që të plotësojë me kujdes një formular që është shpërndarë për të raportuar rastet e detektuara me temperaturë apo të supozuara për COVID-19 në familje, sepse kjo na ndihmon për të parandaluar çdo lloj të përhapjes së pandemisë apo kthimin e shkollave në vatra të pandemisë. Nga ana e bashkisë kujdesi për higjenën do të vazhdojë dhe ne jemi këtu për të mbështetur.
Kam parë sot përsëri një pjesë të opozitës rrugore që shfrytëzon këtë situatë të vështirë për të bërë politikë. Ne jemi këtu për të dëshmuar solidaritet dhe atë që ka më shumë nevojë arsimi që të jemi të gjithë bashkë për ta mbështetur dhe për tu përkujdesur që ky vit shkollor të mbarojë në fund të mbarimit të viti shkollor.
Bashkë me bashkinë do të sigurojmë për çdo shkollë mbështetje me maska apo mjete të tjera mbrojtëse dhe janë bërë. Padyshim një maskë nuk mund të mbahet për një kohë të gjatë dhe ky është një proces që do të vazhdojë. Të jeni të sigurtë që kujdesi do të vazhdojë për çdo moment.
Të bësh politikë me pandeminë është të kesh mungesë të theksuar të intelektit minimal për të kuptuar se çfarë ka nevojë Shqipëria sot”, theksoi Balla.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZGJEDHJET E 25 PRILLIT/ Rama mbledh në seli drejtuesit e PS në qarqe
Previous article COVID-19/ Franca regjistron më shumë se 7000 raste infeksioni dhe 6 viktima! Izraeli në mbyllje totale për tri javë

s.autor

Postime të ngjashme

PS MBRON HARTËN ME 46 BASHKI/ Mazniku: Asnjë shërbim nuk largohet, Poliçani vetëm fiton Politikë

PS MBRON HARTËN ME 46 BASHKI/ Mazniku: Asnjë shërbim nuk largohet, Poliçani vetëm fiton

I KOMUNIKOHET AKUZA/ Belinda Balluku paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati i saj Breaking News

I KOMUNIKOHET AKUZA/ Belinda Balluku paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati i saj

AMBASADORI I RI DREJT TIRANËS? Senati amerikan ‘hap rrugën’ për Eric Wendt Breaking News

AMBASADORI I RI DREJT TIRANËS? Senati amerikan ‘hap rrugën’ për Eric Wendt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT