• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VITI I RI/ Rama: Të dalim nga llogoret përçarëse e të afrohemi me flamurin e Skënderbeut, ndjesë për punët e pa realizuara
Home
Politikë

VITI I RI/ Rama: Të dalim nga llogoret përçarëse e të afrohemi me flamurin e Skënderbeut, ndjesë për punët e pa realizuara

31 December, 2021 F.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama i ka uruar shqiptarëve vitin e ri 2022. Ai e nisi fjalën e tij me një urim të përzemërt për çdo qytetarë, e kërkoi falje për kohën që i shpenzon me fjalime të gjata, e gjithashtu, kërkojë ndjesë edhe për punët e pa realizuara. Rama u shpreh i bindur që do arrijë ta dërgoj Shqipërinë në majë, aty ku të parët tanë kanë dashur që të ishte.

“Të dashur bashkëqytetarë,
Motra e vëllezër të një gjuhe e flamuri, kudo ku ndodheni,
Dua sot t’ju uroj shëndet, mbarësi dhe sa më shumë ëndrra e shpresa të përmbushura në Vitin e Ri që është pas dere!
Keni dëgjuar shumë fjalime të gjata nga unë këtë vit, si çdo vit tash sa vjet. Ju kam dalë përpara papushim, në ekran, në kompjuter, në telefon, shpresoj të paktën jo edhe në gjumë. Ju kërkoj ndjesë për kohën që ju kam marrë e ju jam shumë mirënjohës për kohën që më keni dhënë. Më keni dëgjuar, duruar, përshëndetur, mbështetur, inkurajuar, lëvduar, kritikuar po edhe sharë në rrjetet e mia sociale, e sinqerisht ju falenderoj sepse vëmendja juaj është vërtetë nder për mua, por mbi të gjitha më keni besuar këtë vit, për katër vjet të tjera drejtimin e vendit tonë dhe shumë sinqerisht nuk e di si mund t’ju falenderoj për këtë.
Sot do ju le rehat duke mos folur gjatë, po vetëm duke ju kërkuar falje të madhe për çfarëdo qoftë nuk kam thënë apo nuk e kam bërë dot ashtu si duhet e duke ju siguruar se besimin tuaj e ndjej, e kuptoj, e jetoj çdo ditë, çdo orë, çdo minutë të punës sime si diçka të shenjtë, për të cilën do të bëj gjithnjë gjithçka mundem që ta shpërblej me mish e me shpirt.
Unë kam gjithmonë e më shumë besim se ne do ta ngjisim Shqipërinë në majën ku e donin të parët tanë dhe ku e meritojnë fëmijët tanë e fëmijët e fëmijëve tanë, me punë, mund e mbi të gjitha durim të madh, pa u ndalur, pa u lodhur, pa u dorëzuar, duke u përpjekur të nxjerrim vazhdimisht mësime nga gabimet tona dhe të bëjmë vazhdimisht më të mirën e vetes tonë. Sa më shumë të dalim nga llogoret ndarëse e përçarëse të së përditshmes, për të dëgjuar më shumë njëri-tjetrin, për t’u afruar më shumë me njëri-tjetrin nën flamurin e Skënderbeut e të Ismail Qemalit me sytë nga e ardhmja europiane e Shqipërisë, për ta ndihmuar sa më shumë njëri-tjetrin, në kapërcimin e vështirësive dhe realizimin e qëllimeve të mira, aq më shpejt do të ngjitemi si vend e si vëllazëri shqiptare në majën e dëshiruar.

Ju uroj me gjithë zemër një Vit të Ri me shëndet e mbarësi familjarisht, për të gjithë ju në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut, në Malin e Zi, në Luginën e Preshevës, në Itali, në Greqi, në Zvicër, në Angli, në Amerikë, në të gjithë globin!
Nuk jemi shumë, por sa shumë jemi kudo e sa shumë mund të bëjmë nëse sëbashku ndajmë hallet dhe dimë të përqafohemi për gëzimet.
Përqafime të gjithëve!”, tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MUND TË VDISJA PËR TË"/ Lukaku: Është listën time të 3 më të mirëve me De Bruyne dhe Hazard
Previous article "NUK DOJA TA BESOJA"/ Tuchel kujton momentin e hidhur: Ishte një Krishtlindje m…

F.autor

Postime të ngjashme

RRËMBIMI I JAN PRENGËS/ Arrestohet në Londër i kërkuari nga SPAK, nis procesi i ekstradimit Aktualitet

RRËMBIMI I JAN PRENGËS/ Arrestohet në Londër i kërkuari nga SPAK, nis procesi i ekstradimit

TRAGJEDIA NË SHBA/ Familja që humbi 3 fëmijë nga zjarri është nga Lushnja! Rëndë 2 fëmijët e tjerë dhe prindërit, të afërmit hapin ‘GoFundMe’ Aktualitet

TRAGJEDIA NË SHBA/ Familja që humbi 3 fëmijë nga zjarri është nga Lushnja! Rëndë 2 fëmijët e tjerë dhe prindërit, të afërmit hapin ‘GoFundMe’

NGA PASTRIMI I PARAVE, TE TENDERAT E AKSHI-t/ Jepet nesër masa e sigurisë për Ergys Agasin Aktualitet

NGA PASTRIMI I PARAVE, TE TENDERAT E AKSHI-t/ Jepet nesër masa e sigurisë për Ergys Agasin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT