Viti 2018, ishte I mbushur me nëj sërë zhvillimesh qe do të mbahen mend gjatë në memorien tonë.
Si nga politika e brenshme e jashtme, ashtu qoftë edhe nga aktualiteti, sporti apo edhe shoëbiz-i viti që po lëmë pas ka dhuruar emocione, trishtim dhe krenari.
AlpeNews.al, ju risjell disa nga ngjarjet kyç, muaj pas muaji:
Janari i përgjakshëm
Ka qenë muaji i cili ka pasur më shumë vrasje ku numurohen gjithsej 13 vrasje. Mund të veçohet prej tyre ekzekutimi i Ariela Muratit dhe vrasja e burrit dhe vjerrës nga nusja e tyre në Vlorë.
18 Shkurt
Tragjedia që përfshiu familjen Preka, është ndoshta nga më të rëndat e viteve të fundit për ndonjë familje shqiptare të shuar në aksidentet automobilistike në Shqipëri. Më të dhimbshme, atë e bën fakti se u shuan fëmijë nga disa muajsh, deri në 5 vjeç.
Mars 2018
AlpeNews.al publikon dokumentat e skandalit të vitit, atë të ish kryeprokurorit Adriatik Llalla. Nga shitja për 250 mijë euro, ullishtën që ia mori vrasësit për 1.5 milionë lekë, deri tek pushimet tejet luksoze dhe pasurite marramendese të kreut të akuzës.
Prill 2018
Fill pas Llallës, AlpeNews.al publikon edhe skandalin e radhës ate të krahut të djathtë të ketij te fundit, Rovena Gashit.
Gashi ka fshehur të paktën 16 prona duke mos i deklaruar ato në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, por as edhe në formularët që ka dorëzuar për tiu nënshtruar kontrollit nga ligji për vettingun.
Maj 2018
Opozita e udhëhequr nga partia demokratike filloi protestën kundër ministrit të brendshëm së asaj kohe Fatmir Xhafaj.
Qershor 2018
Në Rusi u zhvillua “Kampionati Botërorë 2018” ku morën pjesë ekipe nga të gjitha vendet e botës. Finalistët e këtij kampionati ishin Franca dhe Kroacia, ku fitues i kupës së botës u shpall Franca.
Korrik 2018
Adriatik Llalla ish-kryeprokurori i përgjithshëm, pas hetimeve nga Prokuroria e Krimeve të Rënda i sekuestrohet 1 miliard lekë pasuri.
Gusht 2018
Rihapet debate i kufijve Kosovë-Serbi, ky një propozim i bërë nga presidenti i kosovës Hashim Thaçi. Por ai nuk gjeti mbështetje nga politika Kosovare e cila e konsideroi një “tradheti kombëtare”. Kjo çështje ka ngelur ende pezull dhe nuk dihet ende çfarë do vendimi do marrin.
Shtator 2018
Super aksionet e policise së shtetit ku u arrestuan ato që dikur konsideroheshin të “paprekshmit”. U kapën banda që terrorizuan dy qytett shqiptare Shkodrën me vrasje dhe Fushë Krujën me tritol. U arrestuan “peshqit e mëdhenj” të krimit, banda e Bajrave në Shkodër dhe Bami në Fushë-Krujë.
Tetor 2018
Ngjarja e 4 tetorit tronditi kryeqytetin dhe vijon ende të ketë zhvillime. I vrarë mbeti Fabiol Gaxha ndërkohë që u plagosën Ervis Martinaj emër I njohur për policinë.
Ngjarja pati një impakt ndryshe edhe për faktin se e përfshirë ishte Elvana Gjata pas lidhjes me të fejuarin që kishte rol kryesor në ngjarje.
Nentor 2018- Çështja “Lleshi”
Pas dorëheqjes të ministrit të brendshëm Fatmir Xhafa nga detyra, kryeministri Rama e zëvendësoi me gjeneralin Sandër Lleshaj, një personalitet jo politik I cili hoqi dorë nga ushtria për detyrën që iu besua. Dekreti i kthyer dy here nga presidenti Meta u bë një një krizë institucionale me presidencës dhe kryeministrisë. Kjo bëri që Rama ta emërojë Sandër Lleshajn zv.ministër I brendshëm me kompetenca të plota. Pas kthimit dy herë të dekretit nga presidenti hera e tretë rezultoi e sukseshme dhe ai e miratoi atë. Ngërçi që ishte krijuar ishtë në qoftë se Sandër Lleshaj kishte hequr dorë nga profesioni I tij si ushtarak. E megjithatë, komandanti i forcave të armatosura u dorëzua para gjeneralit dhe e dekretoi atë.
Dhjetor 2018- Çështja “Studenti”
Një nga ngjarjet me te bujshme në mbylljen e ketij viit ishte padyshim edhe lëvizja e studentëve e cila I dha një shuplakë të forte të gjitha partive politike në Shqipëri.
Studentë kërkonin plotësimin e 8 pikave të cilat ato quanin jetike dhe nuk donin të dialogonin. Kryeministri I vendit kërkonte që të dialogonin me qeverine për zgjidhjen e këtyre pikave. Ata protestuan 17 ditë duke mos pranuar dialogun. Studentët e shuan protestën e tyre dhe vendosë ta nisin në janar. Ndërsa qeveria I ndezi “motorët” dhe vendosi ti jape zgjidhje problemit të tyre. Sot kryeministri Rama në një deklaratë për mediat tha se kërkesat e tyre kanë nisur të plotësohen.
/AlpeNews.al












