• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VISHNJE, RINDËRTIMI I SHTËPIVE TË DËMTUARA NGA TËRMETI/ Veliaj: Tirana tregoi se është solidare
Home
Sociale

VISHNJE, RINDËRTIMI I SHTËPIVE TË DËMTUARA NGA TËRMETI/ Veliaj: Tirana tregoi se është solidare

19 October, 2019 k.autor Aktualitet, Sociale

Veliaj: “Shtëpia do të rindërtohet në kohë rekord, mbaron për festat e nëntorit; Tirana tregoi se është solidare”

Pak ditë pas tërmetit të 21 shtatorit, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vizitoi një nga shtëpitë më të dëmtuara prej lëkundjeve të forta, atë të familjes së Rifat Agës në Vishnje, ku i premtoi vajzës së tij të vogël, Oksanës, se Vitin e Ri do ta kalonin në shtëpinë e tyre të re. Kryebashkiaku u rikthye sërish në Vishnje për të ndjekur punimet për shtëpinë e re dhe për t’i dhënë një tjetër lajm të mirë kësaj familje, se ajo do të jetë gati për festat e nëntorit. Veliaj falenderoi komunitetin e biznesit që iu bashkua thirrjes për të ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti, ndërsa theksoi se kryeqyteti tregoi edhe një herë se është solidar në çaste të vështira si kjo.

“Jemi në shtëpinë e Rifatit, me një nga miqtë e mi më të mirë, Avenir Kikën, drejtor i Shoqatës së Ndërtuesve, e cila është kontribuesja kryesore në taksat dhe arkën e Bashkisë së Tiranës, që nuk i ka asnjë detyrim shtetit, që i paguan një më një kontributet, e megjithatë, Aveniri vendosi që të ndihmojë Rifatin. Jam jashtëzakonisht krenar për Tiranën dhe për mënyrën sesi në kohë rekord, solidariteti ka qenë maksimal. Fakti që pa u bërë muaji kemi filluar rindërtimin e shtëpive, jemi mbi themele, kemi bërë konstruksionin dhe jemi gati të vëmë muret edhe ndarjen, që datat 28-29 nëntor të na gjejnë në shtëpinë e re, është një histori suksesi e solidaritetit të Tiranës. Rifat, mezi pres që të vij herën e tretë për vizitë, e treta e vërteta, kur të jetë mbaruar shtëpia”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku tha se puna ka ecur me të njëjtat ritme në të gjitha banesat e tjera që janë marrë përsipër nga kompanitë e ndërtimit për t’u rindërtuar, duke theksuar se bashkëpunimi me bizneset do të jetë nevojshëm edhe në fazën e mobilimit të shtëpive. “Jam i sigurt se ka Rifatë të tjerë që kanë nevojë për ndihmë, dhe jam i bindur që ka edhe Avenirë të tjerë nëpër Tiranë, që na dëgjojnë dhe thonë, do e ndihmoj edhe unë një shok që i është prishur shtëpia. Jam këtu jo vetëm për ta falenderuar publikisht Avenirin që ka marrë përsipër shtëpinë e Rifatit, duke thyer çdo rekord për ndërtimin e një shtëpie, sikur të ishte garë olimpike, por dua të falenderoj çdo Avenir tjetër, çdo djalë ose vajzë, burrë ose grua, që ka një sipërmarrje, një biznes, që mund të ketë mundësi për ndihma; do na duhen elektroshtëpiake, për gjitha familjet e prekura”, shtoi Veliaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GJESTI HUMAN/ Stresi surprizon në spital fansin e tij
Previous article ''AI KA MARRË NJË POR*OSTARE, JO THJESHTË GRUA''/ Angela Martini mohon divorcin

k.autor

Postime të ngjashme

E TRISHTË/ Ky është alpinisti shqiptar që ndërroi jetë pasi ra në humnerë në Lëpushë (EMRI) Aktualitet

E TRISHTË/ Ky është alpinisti shqiptar që ndërroi jetë pasi ra në humnerë në Lëpushë (EMRI)

MERR FLAKË PYLLI NË MALLAKASTËR/ Digjen pisha, ullishte e shkurre Aktualitet

MERR FLAKË PYLLI NË MALLAKASTËR/ Digjen pisha, ullishte e shkurre

PËRPLASJA ME ARMË NË RADHIMË/ Jepen masat e sigurisë për të përfshirët Aktualitet

PËRPLASJA ME ARMË NË RADHIMË/ Jepen masat e sigurisë për të përfshirët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT