• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“VISHEJ MIRË KOHËT E FUNDIT PASI SHKONTE…”/ Zbardhen motivet që çuan në vrasjen e gruas nga bashkëshorti
Home
Aktualitet
Kronikë

“VISHEJ MIRË KOHËT E FUNDIT PASI SHKONTE…”/ Zbardhen motivet që çuan në vrasjen e gruas nga bashkëshorti

20 July, 2019 k.autor Aktualitet, Kronikë

Krimi brenda familjes tronditi mesditën e djeshme qytetin e Durrësit. Burri xheloz vret bashkëshorten, duke e goditur me thikë pranë zemrës dhe largohet nga vendngjarja me makinën e OSHEE-së.

Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në prezencë të djalit 8-vjeçar të çiftit. Gruaja, e cila fillimisht mbeti e plagosur rëndë, u transportua drejt Spitalit të Durrësit nga dy vëllezërit dhe djali i saj, por, fatkeqësisht, nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra. Ajo ndërroi jetë pak çaste pasi mbërriti në duart e bluzave të bardha. Ngjarja e rëndë ndodhi dje rreth orës 16:20, në Lagjen nr.15 të Durrësit, në banesën e çiftit Kuka.

Menjëherë pas krimit, burri u largua nga vendi i ngjarjes, teksa u gjet sot i mbytur. Sipas Policisë, i dyshuari Ardian Kuka pas një debati për motive xhelozie, ka goditur disa herë me thikë bashkëshorten e tij, Hazbie Kuka.

VRASJA

Ngjarja e rëndë ka nisur menjëherë pasi kryefamiljari ishte kthyer në shtëpi nga puna, ku angazhohej në pozicionin e shoferit pranë OSHEE-së.

Kohët e fundit, që nga momenti që bashkëshortja e tij kishte nisur të punonte si edukatore në një kopsht në Durrës, mes çiftit kishin nisur debatet që kishin si pikënisje xhelozinë. Ardiani, edhe pse ia kishte siguruar vetë vendin e punës, ishte shumë xheloz për bashkëshorten, pasi ajo kishte filluar të vishej më mirë se zakonisht kur shkonte në punë. Ky fakt ka bërë që ai të dyshonte për ndonjë lidhje jashtëmartesore të Hazbies.

Debatet mes Ardianit dhe Hazbies kishin nisur të shtoheshin, ndërsa mesditën e djeshme degjeneruan deri në përdorimin e thikës. Në debat e sipër, ku i pranishëm ishte edhe djali i tyre 8- vjeçar, Ardiani e qëlloi disa herë me thikë bashkëshorten dhe më pas u largua me shpejtësi me makinën e punës në drejtim të paditur.

Ndërkohë, i mituri, që është edhe fëmija i vetëm i çiftit, lajmëroi menjëherë dajat, të cilët jetojnë pranë banesës së familjes Kuka. Dy vëllezërit e Hazbies mbërritën për pak minuta dhe e transportuan drejt spitalit, ku fatkeqësisht ndërroi jetë. Një prej goditjeve i kishte prekur zemrën, plagë që rezultoi fatale për 36-vjeçaren.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZERO SHANSE PËR PATENTË ME LEK/ Monitorim 360°, GPS dhe kamera full HD. Testi praktik livestreamin
Previous article SHPËRTHEN NË FLAKË MAKINA NË ELBASAN/ Kush është pronari dhe dyshimet e policisë (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

I KUSHTOI MANDATIN E DEPUTETIT/ Hetimi ndaj Çyrbjes mbyllet pa akuza, Prokuroria: Nuk kreu vepër penale Aktualitet

I KUSHTOI MANDATIN E DEPUTETIT/ Hetimi ndaj Çyrbjes mbyllet pa akuza, Prokuroria: Nuk kreu vepër penale

PLAGOSJA NË KORÇË/ Policia jep detaje: 30-vjeçari u lëndua gjatë një konflikti në rrugë Aktualitet

PLAGOSJA NË KORÇË/ Policia jep detaje: 30-vjeçari u lëndua gjatë një konflikti në rrugë

E RËNDË/ Plagosje me thikë në Korçë, një person dërgohet në spital me 3 plagë në trup Aktualitet

E RËNDË/ Plagosje me thikë në Korçë, një person dërgohet në spital me 3 plagë në trup

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT