• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VIRUSI I RREZIKSHËM/ Ministrja Ekonomi: Ndalimi i shpendëve në koordinim me BE-në…
Home
Politikë

VIRUSI I RREZIKSHËM/ Ministrja Ekonomi: Ndalimi i shpendëve në koordinim me BE-në…

26 January, 2021 s.autor Breaking News, Politikë

Shqipëria ka ndaluar rreptësisht importimin e shpendëve dhe nënproduktet e tyre nga 14 shtete, për shkak të virusit të rrezikshëm, i njohur si gripi i shpendëve. Urdhri është firmosur nga ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi, në datën 14 janar 2021, ndërsa ka hyrë në fuqi ditën e djeshme, duke u botuar në Fletoren Zyrtare. Urdhri parashikon ndalimin e importimit të shpendëve nga Polonia, Hungaria, Gjermani, Holanda, Ukraina, Lituania, Sllovakia, Izraeli, Çekia, Rumania, Bullgaria, Kroacia, Danimarka, Franca dhe Lituania. Ndalimi është në fuqi deri në daljen e një urdhri të dytë.

Ndalohet importimi i shpendëve të gjallë shtëpiakë dhe të egër, zogjve 24 orësh, shpendëve dekorativ, materialit biologjik të shpendëve, vezëve të shpendëve, mishit të shpendëve dhe nënprodukteve të shpendëve. Urdhri nuk sqaron llojin e sëmundjes që të prekur shpendët në këto shtete dhe zonat e tyre, por nga verifikimet, bëhet fjalë për gripin e shpendëve, i cili rikthehet herë pas here. Ministrja Milva Ekonomi, gjatë një konference për shtyp me kryeministri Edi Rama për sektorin e bujqësisë, e pyetur nga gazetarja e Report Tv rreth kësaj çështje, Klesiana Omeri, u shpreh se urdhri ndalues është firmosur në koordinim me agjencitë përkatëse të BE-së.

Ekonomi u shpreh se “Urdhri ka ardhur si rezultat i bashkëpunimit me Bashkimin Evropian dhe si rezultat i disa analizave që dalin pasi shikohen të gjitha parametrat. Asnjë hap në këtë fushë nuk bëhet pa qenë në komunikim të vazhdueshëm me agjencisë përkatëse të Bashkimit Evropian. Shqipëria nuk merr asnjëherë vendim e vetme”. Gjatë viteve të kaluara, në periudha të caktuara, Shqipëria ka vendosur ‘embargon’ e pulave me disa vende, për shkak të gripit të shpendëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DUKE MOS E TEPRUAR/ Këto janë 6 ide për thonjtë për vajzat që duan një ngjyrë tërheqëse
Previous article NË QENDRËN E FORMIMIT PROFESIONAL NË FIER/ Denaj: Orientimi i kurseve për marrjen e një zanati sipas...

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi! Aktualitet

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi!

DITA 32 E DY E TUBIMIT/ Protestuesit para Kryeministrisë: Policia tejkaloi kompetencat Aktualitet

DITA 32 E DY E TUBIMIT/ Protestuesit para Kryeministrisë: Policia tejkaloi kompetencat

“SHQIPËRIA NË RRUGËN E DUHUR DREJTË BE”/ Kancelari i Austrisë: Unioni të mbajë premtimet për vendet kandidate Politikë

“SHQIPËRIA NË RRUGËN E DUHUR DREJTË BE”/ Kancelari i Austrisë: Unioni të mbajë premtimet për vendet kandidate

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT