• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“VIRUSI I NILIT PERENDIMOR”/ Viktima në Kosovë dhe Greqi, rrezik i madh dhe për vendin tonë
Home
Sociale

“VIRUSI I NILIT PERENDIMOR”/ Viktima në Kosovë dhe Greqi, rrezik i madh dhe për vendin tonë

20 August, 2018 k.autor Aktualitet, Sociale

Rreziku nga “Virusi i Nilit Perendimor”, është tema e ditëve të fundit. Edhe pse ISHP në një deklaratë zyrtare u shpreh se në Shqipëri nuk ka asnjë rrezik apo të prekur, frika vjen nga vendet fqinje.

Virusi mund të shkaktojë sëmundje fatale neurologjike te njerëzit. Ai transmetohet te njerëzit kryesisht nëpërmjet kafshimit të mushkonjave. Zakonisht ky vius gjendet në Afrikë, Evropë, Lindjen e Mesme, Amerikën Veriore dhe Azinë Perëndimore. Rreziku i tij ka mbërritur edhe në Ballkan në shtetet fqinja, ku dhe vendi jonë rrezikon të preket.

Gjendja në Greqi:

Përhapja e virusit të Nilit solli 3 viktima në shtetin fqinj të Greqisë. Kjo gjë bëri që edhe në shtetin tonë të binte “këmbana e alarmit” për një rrezik të mundshëm.

Përvec 3 viktimave, edhe 60 të tjerë rezultuan të infektuar, ku 17 prej tyre në shtetin fqinj.

Viktima dhe të prekur u shënuan dhe në Kosovë:

Tre qytetarë janë infektuar nga virusi, ku njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë në Prishtinë.


Rreziku i vazhdimit të përhapjes rrezikon akoma më shumë pas këtyre rasteve. Sipas Drejtori i Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Hamdi Ramadani, i cili tha se nuk ka medikament specifik për trajtimin e këtij virusi, e megjithatë situata nuk është alarmante.

E ndërsa për personin që ndërroi jetë, ai tha se e moshuara kishe dhe problem të tjera. Përsa i përket 2 personave të tjerë, ata po marrin trajtimin e nevojshëm në spital.

Po në vendin tonë si paraqitet gjendja:

Sapo u përhap alarmi për infektimin nga virusi i Nilit, ka ardhur dhe reagimi nga ana e ISHP. Sipas të dhënave në shtetin tonë nuk ka asnjë rast të rregjistruar deri tani.

Por pavarësisht kësaj, shefi i infektivit në QSUT Arjan Harxhi tha se ekziston rreziku që virusi të përhapet.

Një paralajmërim të tillë e jep dhe mjeku i infeksionit në spitalin rajonal të Kukësit.

Sipas tij rreziku është present dhe mundësia për t’u infektuar është e lartë në çdo moment. Po ashtu ai shtoi se meqënëse në Kosovë ka raste të tilla, sëmundja mund të rrezikojë ndjeshëm qytetin e Kukësit.

/AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ULJA E NUMRIT TË KONSUMATORËVE/ Pepsi njofton blerjen e parë të madhe
Previous article FERMAT E KANABISIT/ Mijëra fëmijë punojnë si skllevër në mënyrë të paligjshme

k.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë Aktualitet

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti Aktualitet

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi Aktualitet

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT