• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FERMAT E KANABISIT/ Mijëra fëmijë punojnë si skllevër në mënyrë të paligjshme
Home
Nderkombetare

FERMAT E KANABISIT/ Mijëra fëmijë punojnë si skllevër në mënyrë të paligjshme

20 August, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Fëmijët po trafikohen nga Vietnami dhe vendet e tjera për të kryer punën e skllevërve në qindra ferma të kanabisit në të gjithë Londrën, thanë ekspertët.

Shifrat e reja të bëra publike të hënën ekspozojnë shkallën e bujqësisë së paligjshme të kanabisit në kryeqytetin britanik, ku policia tha se kishin gjetur 314 ferma që nga viti 2016 , shkruan RT.

Një dedektiv, Lee Hill tha se djemëve dhe adoleshentëve vietnamezë shpesh u kërkohet të mbikqyrin pronat në rast se ballafaqohen me banda rivale apo një bastisje policore. Duke u ekspozuar kështu ndaj rrezikut për jetën.

“Kam gjetur fëmijë që janë duke u shfrytëzuar. Ata janë atje për të mbrojtur pronat, “tha dedektivi.

Hill tha se historikisht fermat janë gjetur në prona industriale, por që po bëhej gjithnjë e më e zakonshme për t’i gjetur ato në tavanet dhe pronat ku kanë banesat.

Jakub Sobik, një zëdhënës kundër skallavërisë, tha për Reuters se shifrat ishin jashtëzakonisht shqetësuese dhe se kjo do të thotë potencialisht mijëra fëmijë dhe të rinj po trafikohen nga Vietnami dhe shfrytëzohen nga bandat e pamëshirshme kriminale.

Vitin e kaluar, Chloe Setter, kreu i një organizate për mbrojten e fëmijëve  kundër trafikimit tha se jo shumë njerëz që përdorin kanabis ishin të vetëdijshëm për nivelet e shfrytëzimi.

Qeveria britanike u përball me kritika kur refuzoi të ofrojë azil për një jetim vietnamez që ishte trafikuar në vend për të punuar në industrinë e kanabisit.

Më shumë se 2.000 viktima të trafikimit u janë referuar autoriteteve në Britani vitin e kaluar, një rritje prej 66 përqind në vitin e kaluar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "VIRUSI I NILIT PERENDIMOR"/ Viktima në Kosovë dhe Greqi, rrezik i madh dhe për vendin tonë
Previous article REFUZOI ÇMIMET E "KRIPURA"/ 26-vjeçarja rrihet nga pronari i hotelit

k.autor

Postime të ngjashme

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake Botë

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake

ATENTAT PRANË MOSKËS/ Koloneli rus vritet nga shpërthimi me bombë në makinë Botë

ATENTAT PRANË MOSKËS/ Koloneli rus vritet nga shpërthimi me bombë në makinë

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT