• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VIROZAT E STINËS/ 250 fëmijë në ditë në urgjencën e QSUT, pediatrja: Më shumë urgjenca se…
Home
Sociale

VIROZAT E STINËS/ 250 fëmijë në ditë në urgjencën e QSUT, pediatrja: Më shumë urgjenca se…

4 August, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Ndryshe nga vitin e kaluar që përkon me periudhën e pandemisë, këtë sezon veror ka më tepër vizita dhe urgjenca në pediatri. Anila Sevdari, mjeke pediatre në Qendrën Shëndetësore nr.9 në kryeqytet tregon virozat më të shpeshta që prekin fëmijët.

“Sezoni i verës shoqërohet me diagnoza e veta që janë, rinite, faringite, infeksione të veshit otitet, në të shumtën e rasteve infeksione të rrugëve të sipërme respiratore dhe duke qenë se shkojnë një pjesë e fëmijëve dhe në det dhe në pishina kemi pasur dhe irritime të lëkurës që janë dermatitet. Më të shpeshta dhe ajo që e bën prindin që të vijë më herët tek mjeku është temperatura, dhimbje fyti dhimbje veshi, dhimbje barku sepse kemi pasur dhe gastrointeritet që kanë qenë me tepër me të vjella dhe diarre. Këto kanë qenë në periudha të ndryshme, me ditë të ndryshme, me javë. Për shembull këtë javë kemi më tepër infeksione të rrugëve të sipërme që janë faringitet, laringitet që është kolla e shpeshtë mbytëse edhe problemet me temperaturën”, tha Sevdari.

Gjatë ditës një mjek pediatër kryen deri në 30 vizita në ditë tek të vegjlit.

“Në përgjithësi vizita sidomos për Qendrën tonë Shëndetësore i kemi nga 25-30 vizita në ditë. Grupmosha që është 1-5 vjec që janë më të shpeshtë dhe diçika më pak 5-10 vjeç. Ekspozimi duhet të evitohet kur ka mbingarkesë, mbipopullim me fëmijë, në vendet siç janë pishinat apo në vendet me lojëra që kemi shumë fëmijë, aty ka më shumë risk që të marrin infeksione, viroza nga njëri tjetri”, u shpreh mjekja.

Në këtë periudhë të nxehtë mjekja Sevdari këshillon që fëmijët mos të dalin jashtë pas orë 10 të paraditës.

“Ne i kemi këshilluar gjithmonë që të ekspozohen në orët e para të mëngjesit deri në orën 09:00, maksimumi deri në orën 10:00, sidomos këto ditë që kanë qenë shumë të nxehta nuk e kemi këshilluar fare daljen nga shtëpia pas orën 10:00 deri në orën 18:00. Në momente që iu është dashur patjetër që të dalin, ti veshin sa më lehtë, me veshje të pambukta, me kapele, ti japin sa më shumë ujë, të kenë gjithmonë ujë me vete sepse dhe fëmija duke qenë vet organizmi që shumicën e ka ujë kanë shumë nevojë për ujë dhe për ushqime të freskëta. Të kenë kujdes me ushqimet e blera, me fast-food, akullore, me ushqimet e konservuara”, theksoi Sevdari.

Në urgjencën pediatrike në QSUT mesatarisht paraqiten në ditë 200 fëmijë, ndërsa në fundjavë ky numër rritet duke shkuar deri në 250 vizita në 24 orë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDODH EDHE KJO/ Nëna e 7 fëmijëve dashurohet me shokun e djalit 16 vjeç dhe martohet me të… (FOTO)
Previous article WHATSAPP SJELL RISINË E ZHDUKJES SË IMAZHEVE/ Ekspertët kundërshtojnë: Ndihmon në fshehjen...

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Rrugët e Tiranës plot me qytetarë që marshojnë me thirrjet: Rama, jep dorëheqjen Aktualitet

PROTESTA/ Rrugët e Tiranës plot me qytetarë që marshojnë me thirrjet: Rama, jep dorëheqjen

"U THA SHOKËVE SE KA FITUAR 500 MIJË EURO"/ Detaje të reja rreth zhdukjes së Eglantit Aktualitet

"U THA SHOKËVE SE KA FITUAR 500 MIJË EURO"/ Detaje të reja rreth zhdukjes së Eglantit

SHAU DHE HYRI MES PROTESTUESVE ME PITBULL/ Kush është djali i ish-deputetit të PS që bëri turmën t'i vihej pas Aktualitet

SHAU DHE HYRI MES PROTESTUESVE ME PITBULL/ Kush është djali i ish-deputetit të PS që bëri turmën t'i vihej pas

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT