• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
VIOLINISTI I NJOHUR ME ORIGJINË SHQIPTARE, KONCERT SOT NË TIRANË/ Veliaj: Jonian Ilias Kadesha, shembull i talentit dhe punës
Home
Kulturë

VIOLINISTI I NJOHUR ME ORIGJINË SHQIPTARE, KONCERT SOT NË TIRANË/ Veliaj: Jonian Ilias Kadesha, shembull i talentit dhe punës

19 October, 2018 Isa.Autor Kulturë

Violinisti i njohur shqiptar, Jonian Ilias Kadesha, do të performojë sot në mbrëmje për publikun kryeqytetas.

Me pjesëmarrjen speciale të violinistit Kadesha, dirigjentit Jonathan Bloxham dhe violinçelistes Vashi Hunter, Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar do të hapë sezonin e ri artistik në sallën koncertale të Katedrales Ortodokse.

Violinisti është pritur fillimisht nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili i dhuroi në formë vlerësimi “Kullën e Sahatit të Tiranës”.

“Dua të të jap një dhuratë të vogël si çun Tirone që je, edhe pse ke lindur jashtë, po genin dhe gjakun e ke tirons: Kjo është Kulla e Sahatit të Tiranës. Pavarësisht vendit ku do të jesh duke performuar, ky sahati ynë i vogël tregon gjithmonë orën e Tiranës. Prandaj, sa herë që të kthehesh te tavolina ose bufeja ku do e vendosësh, do kujtohesh sa është ora në Tiranë dhe se sa i mirëpritur je këtu. E jap këtë Kullë në emër të qytetit, si shenjë mirënjohje, admirimi e respekti për ty”, ka thënë Veliaj.

“Jam shumë mirënjohës për këtë dhuratë simbolike, me shumë domethënie. Do ta vendos në vendin më të çmuar që kam në shtëpi, aty ku mbaj violinën. Faleminderit shumë për të gjithë mbështetjen dhe do gëzohesha edhe unë shumë të shoh sa më shumë njerëz nga Tirana për të na mbështetur në një koncert shumë special, hapjen e sezonit të Orkestrës Simfonike të Radio Televizionit Shqiptar. Një orkestër me të cilën jam shumë i lidhur që në moshë të vogël. Babai im ka luajtur në orkestër dhe shumë kolegë të tij, miq të tij të ngushtë, janë bërë edhe miqtë e mi”, i është përgjigjur Kadesha vlerësimit të Veliajt.

Kryebashkiaku është shprehur se Jonian Kadesha përfaqëson më së miri ata djem dhe vajza që ia kanë dalë mbanë falë talentit dhe punës së tyre, ndërsa i ftoi të gjithë qytetarët që t’i bashkohen koncertit sot në orën 19:00.

“Mezi presim kur dëgjojmë se çuna e goca të reja nga Shqipëria kanë ecur përpara. Na bën krenarë edhe për faktin që u tregon djemve dhe vajzave këtu se çdo gjë është e mundur. Kur arrin të bëhesh yll i botës së muzikës në moshën 20 e ca vjeçare vetëm falë punës, inkurajon çuna dhe goca të tjerë në të gjithë Shqipërinë. Presim që të gjithë të jeni te Katedralja Ortodokse, te Qendra e Kulturës, ku Joni dhe dy kolegët e tij kanë një koncert të shkëlqyer, unik në Shqipëri”, ka deklaruar Veliaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FRIKSOHET PEREZ/ Hazard përmbys situatën: Mund të qëndroj përgjithmonë te Chelsea
Previous article Xavi kundër Maradonës: MESSI është lider absolut, një “bishë” konkuruese

Isa.Autor

Postime të ngjashme

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin Kulturë

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës Kulturë

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë Kulturë

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT