• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VILA E KTHYER NË “SHTËPI BARI” / 5 dhoma të përshtatura për kultivim droge! Kush është pronari me dy emra që u vendos në pranga
Home
Breaking News

VILA E KTHYER NË “SHTËPI BARI” / 5 dhoma të përshtatura për kultivim droge! Kush është pronari me dy emra që u vendos në pranga

15 February, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Pesë dhoma të kësaj vile ishin shndërruar në ambiente për kultivimin e bimëve narkotike. Një operacion i koduar “Vila” u zhvillua në fshatin Dërmënas të Fierit.

Policia sqaroi se pronari i ndërtesës kishte përshtatur njërin kat për kultivimin e kanabisit nëpërmjet llambave që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Pas raportimeve në polici për aktivitetin e paligjshëm, forcat e rendit u vunë në lëvizje duke arrestuar pronarin e ndërtesës, Erjon Marini, i cili njihej edhe me emrin Xhevair Gashi.

Në pranga përfunduan edhe dy punonjës të OSHE-së, përkatësisht një faturist dhe një elektricist, të cilët nuk ka denoncuar aktivitetin e paligjshëm. Policia sqaroi gjithashtu se janë sekuestruar 181 bimë narkotike të cilat ishin kultivuar në vazo brenda ambienteve të përshtatura për rritjen e tyre.

Gjatë aksionit u sekuestruan edhe dhjetëra llamba dhe pajisje të tjera elektrike që ishin instaluar në 5 ambientet e banesës. Gjithashtu, u bë bllokimi i vilës 3-katëshe në ambientet e së cilës ishin kultivuar bimët narkotike.

Policia tha se ka dyshime që në këtë aktivitet janë përfshirë edhe persona të tjerë, për të cilën po zhvillohen hetimet. Sakaq, në lëvizje është vënë edhe Prokuroria e Fierit për hetimin pasuror të pronarit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VALBONA APO LUIZI/ Kush është i preferuari i tij? Altin Shira ka dy fjalë edhe për Kiarën
Previous article "KA VETËM NJË PD"/ Celibashi për regjistrimin në zgjedhje: Në datë 3 mars gjykata do të vendosë, do të vlerësojmë…

s.autor

Postime të ngjashme

TENSIONET PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët rezistencë: Arrestoni Ramën! Hidhet ujë në drejtim të protestuesve Aktualitet

TENSIONET PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët rezistencë: Arrestoni Ramën! Hidhet ujë në drejtim të protestuesve

TRAGJEDIA NË VAUN E DEJËS/ Urgjenca reagon pas akuzave të banorëve: Ambulanca kishte defekt teknik... Aktualitet

TRAGJEDIA NË VAUN E DEJËS/ Urgjenca reagon pas akuzave të banorëve: Ambulanca kishte defekt teknik...

"NA PROVOKOI"/ Zbardhet arsyeja pse ndryshoi skenari i protestës së sotme: Rama në zyrë… Aktualitet

"NA PROVOKOI"/ Zbardhet arsyeja pse ndryshoi skenari i protestës së sotme: Rama në zyrë…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT