• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“VIKTIMA MË NGACMONTE”/ Flet nëna e të dënuarit për vrasjen e 82-vjeçarit: Hajde në shtëpi se të jap unë… (FOTO)
Home
Aktualitet
Kronikë

“VIKTIMA MË NGACMONTE”/ Flet nëna e të dënuarit për vrasjen e 82-vjeçarit: Hajde në shtëpi se të jap unë… (FOTO)

28 October, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel” është rikthyer në vëmendjen e publikut një ngjarje e ndodhur 5 vite më parë në Fier.

Më 22 nëntor të vitit 2015, pronari i një agjencie udhëtimesh Nevruz Likometaj u gjet i pajetë, i mbështjellë me një çarçaf dhe i hedhur në një kosh plehrash. Sipas policisë viktima ishte vrarë me një mjet prerës të fortë, ndërsa asokohe u raortua se kishte marrë dëmtime të forta në trup dhe në kokë.

Uniformat blu bëjnë me dije se në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Fier u arrit sigurimi i provave te reja ligjore dhe paraqitja e tyre në Gjykatë që kanë çuar në arrestimin e 43-vjeçarit Skënder Krasniqi, të cilin Gjykata e Fierit e ka lënë në burg me akuzën e vrasjes me paramendim duke u rikthyer sërish në dyshimet e para.

“Viktima më ngacmonte”, flet nëna e të dënuarit

Në 2015-2016, Skënder Krasniqi i dyshuari kryesor për këtë ngjarje ka kryer 9 muaj arrest me burg, por gjykata e Apelit Vlorë e pushoi çështjen në pamjaftueshmëri të provave. Pas 5-vitesh  Skënderi u arrestua sërish me pretendimin e daljes së provave të reja.

Gjatë marrjes në pyetje i dyshuari ka thënë se Nevruz Likometaj i ngacmonte seksualisht nënën dhe kjo u bë shkak që ai ta vriste në gjaknxehtësi. I moshuari mësohet se kërkonte të martohej përsëri, pasi nuk kishte grua.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me “Shqipëria Live” ishte nëna dhe bashkëshortja e Skënderit, Roza dhe Eriselda. Që të dyja shprehen se ai është i pafajshëm dhe se nuk ka asnjë motiv që të rikthehej kjo çështje.

Kur moderatorët e pyetën nënën e të dënuarit nëse Nevruzi e kishte ngacmuar atë, ajo u përgjigj “Po”.

“Viktima më ngacmonte”, flet nëna e të dënuarit

“Jam nënë dhe 40 vite pa burrë. Nevruzi më ngacmonte. Më thoshte hajde në shtëpi e të jap lek unë. Unë shisja banane dhe ai vinte i kapte në dorë, e më thoshte lëri bananet se të jap lek unë. Vinte u ulte te tavolina ime”, tha ajo.

Roza shtoi se nuk e njihte më parë viktimën dhe se nuk e dinte aspak ku e kishte shtëpinë. Madje nuk e dinë akoma se ku jeton familja e të ndjerit.

 “Unë i kam thënë djalit të tij që të fliste me të, e të mos vinte të ulej në tavolinën time. Nevruzin nuk e njihja më parë, e kam parë vetëm kur më afrohej. Krasniqit nuk i kam thënë asnjëherë për ngacmimin. Ai nuk e dinte aspak për këtë”, përfundoi nëna e Skënderit.

Ndërkohë bashkëshortja e Skënderit është shprehur se “nuk ka patur asnjëherë ndonjë motiv që i shoqi të arrestohej”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Kosova nis procedurat për përdorimin e plazmës së gjakut për pacientët
Previous article ËSHTË PËRFOLUR SE KA LIDHJE DASHURIE ME ROBERTIN/ Xhesika na zbulon me këtë FOTO si i ka punët e zemrës për momentin

s.autor

Postime të ngjashme

"O HIÇËR, NUK MUND TË VERBONI NJË SHQIPËRI TË TËRË"/ Gjergj Luca - protestuesve: Po tkurreni çdo ditë Aktualitet

"O HIÇËR, NUK MUND TË VERBONI NJË SHQIPËRI TË TËRË"/ Gjergj Luca - protestuesve: Po tkurreni çdo ditë

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar Aktualitet

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza Aktualitet

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT