Edhe pse disa nga vendet më të prekura nga pandemia COVID-19 në Europë, si Italia dhe Spanja kanë regjistruar shifra më të ulëta se sa në kulmin e inekti,eve, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për SHAB-në, që vazhdon të regjistrojë shifra edhe më të larta infektimesh se sa në muajt e mëparshëm.
Në 24 orët e fundit SHBa raportoi 42.048 raste të reja me koronavirus, duke e çuar në 5 milion e 403 mijë e 361 numrin e të prekurve nga COVID-19.
Ndërkohë dje janë regjistruar edhe 571 viktima, me numrin e personave që kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit që shkon në 170.052.
SHBA është vendi më i prekur nga koronavirusi, ndërsa çdo ditë regjistron shifra të frikshme të infektimeve të reja.


