• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VIJON KALVARI I PRITJES NË PIKËN KUFITARE TË KAPSHICËS/ Qytetarët paralajmërojnë grevë…
Home
Aktualitet
Kronikë

VIJON KALVARI I PRITJES NË PIKËN KUFITARE TË KAPSHICËS/ Qytetarët paralajmërojnë grevë…

29 August, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Vijon kalvari i pritjes për qytetarët shqiptarë në pikën kufitare të Kapshticës. Sipas rregullave të vendosura nga shteti grek, qytetarët kanë bërë aplikimin dhe pasi kanë marrë konfirmimin janë nisur drejt doganës. Por, aty janë ndeshur me radhë të gjata dhe pasi është plotësuar numri 300 i personave që lejohet të kalojnë doganën, qytetarët e tjerë kanë mbetur në pritje.

Ata duhet të presin deri ditën e nesërme për të kaluar kufirin grek. Midis tyre ka persona të moshuar, të sëmurë, por edhe fëmijë të cilët qëndrojnë në pritje.

Qytetarëve iu skadon afati 48 orësh i testit të Covid 19 dhe ata duhet të kthehen që ta bëjnë sërish. E gjithë ky proces është një kosto e shtuar për qytetarët shqiptarë.

“Jemi që nga ora 9:00 në mëngjes ne na thanë që grekët punojnë, por tani nuk kalojmë dot. Lekë nuk kemi më për të bërë tamponin. I lutemi qeverisë që të bisedojë me shtetin grek. Duhet që firma ta sqarojë. Kemi bërë aplikimin, kemi marrë OK, jam në rregull me gjithë aplikimin dhe vij këtu e nuk kaloj dot. Të hënën duhet të jemi patjetër në punë. Këtu do të rrimë e sëmurë jam, do rri duhet të kalojmë. I lutemi shtetit se ne duhet të kalojmë. Ne jemi dhe shqiptare dhe grekë. Taksa paguajmë andej taksa paguajmë këtej. Kjo nuk është normale”, thotë njëra nga qytetaret që ka mbetur në pritje.

Njëra nga qytetaret ka paralajmëruar se nëse nuk lejohen që të kalojnë as nesër nga shtetit grek do të fillojnë një grevë në doganën e Kapshticës.

“Paratë u mbaruan fare, se bëmë tamponin, bëmë pasaportat, vuajtëm shumë dhe për pasaportat se i paguajtëm dyfish. Ne kemi marrë Ok dhe s’po ikim dot. Po bëjmë 4-5 orë që po presim. Do rrimë deri në mëngjes që të kalojmë, ose do të bëjmë grevë. Duhet të ndërhyjë shteti shqiptar. Ne jetojmë andej, të na zihen vendet e punës është gjynah nuk bëhet kështu”, shprehet qytetarja.

Pala greke është shprehur e vendosur që këta qytetarë të mos kalojnë kufirin, pasi është plotësuar kuota.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZGJERIMI NË DET ME 12 MILJE I GREQISË/ Përgjigjet Turqia: Kjo është shkas për luftë, s'do tërhiqemi
Previous article NUMRI I TË INFEKTUARVE NË RRITJE REKORD/ Lufta e Evropës kundër Covid-19 zhvendoset nga spitalet në rrugë

s.autor

Postime të ngjashme

FOTOT/ Zbulohet një zgavër 70 metra e thellë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, gjenden eshtra... Aktualitet

FOTOT/ Zbulohet një zgavër 70 metra e thellë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, gjenden eshtra...

AKSIDENTI TRAGJIK NË VLORË/ Detajet: Zbardhet emri i pasagjerit që humbi jetën, 4 persona në spital Aktualitet

AKSIDENTI TRAGJIK NË VLORË/ Detajet: Zbardhet emri i pasagjerit që humbi jetën, 4 persona në spital

PAMJET E FIKSHME/ Aksident në aksin Vlorë-Llogara, 1 i vdekur, 4 të plagosur Aktualitet

PAMJET E FIKSHME/ Aksident në aksin Vlorë-Llogara, 1 i vdekur, 4 të plagosur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT