Në fillim, vija e parë e luftës në Evropë kundër pandemisë Covid-19 ishin spitalet. Tani, ndërsa vendet evropiane kërkojnë të shmangin valën e dytë të frikshme, kjo linjë është zhvendosur në rrugë dhe po drejtohet nga forcat e policisë.
Javën e fundit, disa vende evropiane kanë parë rritje rekord të infeksioneve, kjo edhe për shkak të lëvizjes së turistëve.
Përballë kësaj situate, shumë vende kanë vendosur pjesërisht disa masa kufizuese.
Klubet e natës janë mbyllur në Itali dhe në Greqi, kufijtë janë mbyllur në Spanjë, Itali dhe Greqi dhe maskat janë bërë të detyrueshme në ambientet publike në shumicën e vendeve të BE-së, një shtrëngim gradual i rregulloreve që tani do të duhet të jenë zbatohet.
Lufta kundër Covid-19 është bërë, në këto dy javët e fundit në Evropë, një çështje e rendit dhe ligjit.
Megjithatë, në të gjithë Evropën, ka raportime për vështirësi në zbatimin e rregullit të maskave, nga njerëz që nuk pranojnë t’i përdorin duke bërë të nevojshme që forcat e rendit të zbresin në terren.


