• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VIJON ASFALTIMI I RRUGËVE DHE LAGJEVE NË TIRANË/ Veliaj: Jemi përditë në fushatë, gjatë verës ndërhyjmë në çdo cep, mbarojmë…
Home
Politikë

VIJON ASFALTIMI I RRUGËVE DHE LAGJEVE NË TIRANË/ Veliaj: Jemi përditë në fushatë, gjatë verës ndërhyjmë në çdo cep, mbarojmë…

23 May, 2023 s.autor Politikë

Vijon asfaltimi i rrugëve në lagjet e Tiranës, Veliaj: “Jemi përditë në fushatë, gjatë verës ndërhyjmë në çdo cep; Do mbarojmë edhe shkollat e reja që janë në proces”

Bashkia e Tiranës vijon punën për asfaltimin e rrugëve nëpër lagje. Këtë herë, kryebashkiaku Erion Veliaj inspektoi punimet në Lagjen 12, në rrugët dhe rrugicat që lidhin zonën mes Freskut dhe Dajtit. Ai tha se për Bashkinë e Tiranës kryefjalë është vetëm puna, pavarësisht nëse është fushatë, festë apo fundjavë.

“Jam shumë entuziast për faktin që vlon puna”, u shpreh ai. “Ka fushatë, s’ka fushatë, ka pushime, s’ka pushime, puna duhet të vijojë dhe Tirana njeh vetëm një fushatë: është fushata e punës. Këto fushatat e tjera shkojnë e vijnë, pushimet shkojnë e vijnë, fundjavat shkojnë e vijnë, Viti i Ri shkon e vjen, por ama fushata e përditshme e punës vijon në Tiranë”, vijoi Veliaj.

Ai falenderoi edhe qytetarët që, me votë, i dhanë besim kësaj skuadre për të vijuar punët e nisura, ndërsa dha njoftimin se tanimë, pas lotit të parë, do të vijojë ndërhyrja kapilare me synim shtrimin e dy herë e më shumë rrugëve.

 

 

“Fresku dhe Dajti janë dy ndër zonat që na dhanë shumë, shumë besim, edhe pse ka qenë një zonë e ndërmjetme, një zonë periferike mes Tiranës urbane dhe zonës asaj rurale. Fakti që na ka dhënë shumë besim, do të thotë se duhet t’ia kthejmë besimin në punë. Vlen vërtet ajo shprehja: Nuk ka kohë për pushim, as për festa, as për këngë e valle. Shumë faleminderit për fitoren dhe festën e votimeve, por mbaroi në 24 orë. Në 364 ditët e tjera ka vetëm punë, kështu që, për të gjithë ata që thoshin se ky është asfalt elektoral, ne ende s’kemi mbaruar me lotin e parë që filluam këtë vit. Sigurisht, ca ditë të vonon shiu dhe koha e keqe, por lajmërimi për qytetarët është se loti i dytë i rrugëve kapilare, i shtrimit me asfalt është dy herë më i madh sesa loti i parë,” deklaroi kreu i Bashkisë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ai tha se muajt e verës që na presin, teksa shumica e njerëzve planifikojnë pushimet, nuk janë pushim për bashkinë. “Ajo pakicë që ankohet nga punët në Tiranë, s’kanë parë gjë akoma, se loti i dytë për asfaltimin e rrugëve do jetë edhe më intensive. Do të shfrytëzojmë kohën kur njerëzit janë me pushime, kur ka më pak trafik, në mënyrë që mjetet e rënda të punojnë, sigurisht edhe me mirëkuptimin e jashtëzakonshëm nga banorët, do jetë më e kollajtë për të hyrë nëpër cepat e mbetur pa ndërhyrje nga dora e parë. Dua të falenderoj të gjithë banorët për mirëkuptimin. Ka qenë një ndër rrugët që ka pasur më shumë mirëkuptim. Do doja të vijonim me këtë mirëkuptim, në mënyrë që sapo të mbarojmë këtu, të transferohemi menjëherë me këto mjete te rruga tjetër,” nënvizoi Veliaj.

Ai tha se pas ndërhyrjeve në infrastrukturën rrugore do të vijojë puna edhe me objektet arsimore, për të shtuar numrin e shkollave të rikonstruktuara në Tiranë. “Pjesa tjetër e verës do të shfrytëzohet për të mbaruar të gjitha institucionet arsimore. Këtu kemi mbaruar edhe shkollën “Klodian Tanushi” edhe shkollën “Luan Hajdaraga”, por kemi për të mbaruar shkollën “Partizani”, shkollën “Asim Vokshi”, “Besnik Sykja” e “Musine Kokalari”. Një pjesë e madhe e punëve të verës për bashkinë do jenë institucionet arsimore, që më pas shtatori të na gjejë realisht me një kontingjent edhe më të madh shkollash. Pra, 40 shkolla të reja i hapëm, por kemi të tjera në proces. Mezi pres që ta kemi këtë një verë pune. Për sa kohë njerëzit na dhanë kaq shumë besim me votën e tyre, duhet t’u provojmë që nuk ishte për fushatë. Është diçka që ne e bëjmë përditë dhe për ne përditë është fushatë,” e mbylli Veliaj fjalën e tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRONDITËSE/ Sulm me thikë në një spital në Francë, ndërron jetë infermierja
Previous article KUSH E VRAU ANILA RUÇIN? Kjo është shqiptarja që u masakrua në Itali (FOTO)

s.autor

Postime të ngjashme

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit Politikë

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar Politikë

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së Breaking News

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT