• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VIJOJNË TENSIONET PAS VIZITËS SË PELOSIT/ Ministri i Jashtëm: Stërvitjet e Kinës nënkuptojnë ‘përgatitje për pushtim të Tajvanit’
Home
Nderkombetare

VIJOJNË TENSIONET PAS VIZITËS SË PELOSIT/ Ministri i Jashtëm: Stërvitjet e Kinës nënkuptojnë ‘përgatitje për pushtim të Tajvanit’

9 August, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Ministri i Jashtëm tajvanez, Joseph Wu, ka thënë më 9 gusht se Kina është duke shfrytëzuar stërvitjet ushtarake si “përgatitje për pushtim të Tajvanit”.

Kina ka nisur stërvitje ushtarake pas vizitës që i ka bërë këtij ishulli udhëheqësja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.

Wu ka bërë thirrje për mbështetje ndërkombëtare me qëllim të mbrojtjes së “paqes dhe stabilitetit në Ngushticën e Tajvanit”.

Sipas tij, Kina “është duke kryer stërvitje të shkallës së gjerë, po lëshon raketa, si dhe po kryen sulme kibernetike dhe fushatë dezinformuese, në përpjekje për të dobësuar moralin publik në Tajvan”.

Pekini e konsideron Tajvanin si provincën e tij që do të aneksohet edhe me forcë – nëse është e nevojshme.

Stërvitjet më të mëdha ndonjëherë të Kinës afër Tajvanit, ishte planifikuar të përfundonin më 7 gusht.

Në to janë përfshirë lansues të raketave balistike dhe simulime të sulmeve ajrore dhe detare.

Megjithatë, Komanda lindore e Kinës ka bërë të ditur më 8 gusht për stërvitje të reja, duke rritur shqetësimet se Pekini synon të rrisë presionin mbi ishull.

Më 9 gusht edhe Tajvani ka nisur stërvitjet e veta ushtarake.

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë më 8 gusht se është i shqetësuar për veprimet e Kinës, por ka shtuar se “nuk besoj se ata do të bëjnë diçka më shumë sesa janë duke bërë”.

Pas përfundimit të vizitës pesëditore në rajon, zëvendëssekretarja amerikane e Shtetit, Wendy Sherman, ka thënë se “e ardhmja do të shkruhet këtu në Paqësor”./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TRAUMË"/ Ronela Hajati tregon puthjen e parë: Në vitin... (FOTOT)
Previous article DALIN PAMJET E AKSIONIT TË GDF/ Si u pikasën dhe ndoqën 3 skafet e mbushura me marijuanë që u nisën nga Shqipëria

s.autor

Postime të ngjashme

TENSIONE NË RRITJE/ Koreja e Veriut lëshon raketa drejt Detit të Japonisë, autoritetet japin alarmin! Botë

TENSIONE NË RRITJE/ Koreja e Veriut lëshon raketa drejt Detit të Japonisë, autoritetet japin alarmin!

BE RREGULLA TË REJA PËR AIRBNB/ Qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi Botë

BE RREGULLA TË REJA PËR AIRBNB/ Qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi

"LUFTË" NË POLIN E VERIUT/ NATO bllokon armën sekrete ruse, do të sabotonte kabllot nënujore në Arktik Botë

"LUFTË" NË POLIN E VERIUT/ NATO bllokon armën sekrete ruse, do të sabotonte kabllot nënujore në Arktik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT