Maqedonia e Veriut vijon të përballet më shifra të larta të COVID-19 teksa sot u regjistruan 162 raste të reja dhe 9 viktima.
Tashmë totali i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut ka kapur 4 mijë e 57 kurse viktimat në 188.
Po ashtu 1710 janë shëruar teksa 2 mijë e 159 janë ende të infektuar aktivë.
Vlen për t’u theksuar se sot Maqedonia e Veriut ka një bilanc më të ulët se dje, ku u regjistruan 196 raste të reja me COVID-19.