Pas përfundimit të takimeve jashtë vendit që zgjatën thuajse gjysmën e javes që lamë pas, dy liderët e opozitës janë kthyer më të “ashpër” se kurrë.
Në takimet e para që kanë zhvilluar sot me elektoratin e tyre, Basha dhe Kryemadhi kanë kërcënuar jo pak herë kryeministrin Rama apo këdo që nuk i bashkohet opozitës me 25 Maj.
Nga Berati, Basha bëri thirrje të hapur për dhunë kur tha se “Një pakicë e vogël e kapur duke vjedhur zgjedhjet, e cila kërkon më kot të organizojë grushtin e shtetit më 30 qershor, zgjedhje nuk do të ketë, grushti i shtetit do të ndalet me çdo kusht me çdo çmim, do të mbrojmë demokracinë dhe lirinë”.
Po në të njëjtin orë, por ne ambient tjetër, Monika Kryemadhi në nje takim me gratë e LSI deklaroi për Ramën se: “Bën mirë që atje ku nuk e njeh ligjin, të mos çuditet kur të përdorim Kanunin ndaj tij”.
Kjo më lart, është e njëjta opozitë që dhunën e përdorur në protestat e tyre, e konsiderojnë si vullneti i popullit.
/AlpeNews.al