• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VIDEOSKANDALI I POLICIT/ Lleshaj: Policia po kërkon denoncuesin (VIDEO)
Home
Politikë

VIDEOSKANDALI I POLICIT/ Lleshaj: Policia po kërkon denoncuesin (VIDEO)

12 February, 2019 F.autor Politikë

Një ditë pas arrestimit të efektivit të policisë Berhan Bajrakurti, i dyshuar se përndiqte dhe i bënte shantazh një 15-vjeçareje, Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj zhvilloi një takim me drejtuesit vendorë të policisë në Malësinë e Madhe.

Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve, Ministri tha se ndonëse specialisti i njësisë Gruemirë u arrestua, për të nuk ka një denoncim. Lleshaj u shpreh se Bajrakurti u arrestua me qëllim parandalimin e intimidimit të çdo denoncuesi potencial, megjithatë ai theksoi se prej gati 24 orësh, autoritetet janë në kërkim të denoncuesit për rastin konkret.

Keni thënë që edhe fytyra e policëve do të jetë fytyra juaj…

“Fytyra e policëve është fytyra ime edhe e juaja, është fytyra e gjithë shoqërisë tonë, na përfaqësojnë neve.”

A ju përfaqëson polici i videoskandalit?

“Ai është i arrestuar nga Policia e Shtetit, që mbrëmë. “

Është thënë që u janë drejtuar komisariatit të Shkodrës dhe atij të Malësisë së Madhe dhe nuk iu është pranuar denoncimi familjes.

“Kjo nuk është e vërtetë. Policia e Shtetit po kërkon që mbrëmë, të gjitha organet e Policisë së Shtetit po kërkojnë denoncuesin, i cili nuk gjendet. Pyetja themelore që kemi të gjithë ne është kush është denoncuesi”.

Përse mbahet i arrestuar atëherë, nëse nuk ka një denoncues?

“Sepse duhet të parandalojmë çdo mundësi intimidimi të një denoncuesi potencial. Fakti që nuk kemi denoncues është pyetja më e madhe të cilën ne do e sqarojmë shumë shpejt”.

Berhan Bajrakurti u arrestua pasi familjarët 15-vjeçares e denoncuan rastin në mediat online. Ata kishin parë fillimisht videot në telefonin e vajzës, që inspektori i policisë i kishte dërguar duke e ngacmuar seksualisht. Ne video Bajrakurti shfaqej duke bërë veprime të turpshme.

Familjarët treguan se sëbashku me të miturën janë përndjekur dhe kërcënuar nga polici që të mos denonconin. Ata thanë se kishin shkuar në komisariatin e policisë, por nuk ishin pritur nga askush, ndërsa Bajrakurti i kishte kërcënuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKANDALI QË TRONDITI KAVAJËN/ Flet psikologia: Të miturit pre e shantazheve online
Previous article DO VINI DUART NË KOKË/ Gruaja filmohet duke u depiluar në mes të trafikut

F.autor

Postime të ngjashme

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu Politikë

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu

"SHQIPËRIA I PËRKET BE"/ Komisioneri i BE takon Ramën: Keni histori të fortë progresi, jepni rezultate të pakthyeshme Breaking News

"SHQIPËRIA I PËRKET BE"/ Komisioneri i BE takon Ramën: Keni histori të fortë progresi, jepni rezultate të pakthyeshme

TENSIONE NË SALLËN E KUVENDIT/ Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë Breaking News

TENSIONE NË SALLËN E KUVENDIT/ Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT