• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VIDEOMESAZHI/ Veliaj fton qytetarët: Ejani të shtunën në shesh, ta bëjmë realitet Tiranën e ëndrrave
Home
Politikë

VIDEOMESAZHI/ Veliaj fton qytetarët: Ejani të shtunën në shesh, ta bëjmë realitet Tiranën e ëndrrave

20 March, 2019 F.autor Politikë

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj fton qytetarët e Tiranës që të marrin pjesë në takimin e së shtunës që do të organizohet në Sheshin “Nënë Tereza”, në kuadër të turit “Bashkia që duam”. Përmes një videomesazhi të komunikuar në faqen e tij në rrjetet sociale, ai thekson se mbështetja e qytetarëve është e rëndësishme për të çuar më tej punën e nisur, për ta kthyer Tiranën në qytetin që e duam të gjithë.

Kryebashkiaku Veliaj bën me dije se do të jetë Sheshin “Nënë Tereza” bashkë me familjen e tij, ndërsa fton që këtij aktiviteti t’i bashkohen edhe qytetarët e Tiranës bashkë me familjen e tyre.

SHPËRNDAJE/Share – Në katër vite së bashku vizatuam ëndrrën e qytetit tonë ideal.😍🙏🌃 Kemi bërë shumë, por edhe më shumë punë na pret për Tiranën.🤝Prandaj, kam nevojë të më jepni një dorë që 4⃣ vitet e ardhshme ta çojmë Tiranën edhe më tej.🔝📈📌 Kjo është arsyeja pse dua të të ftoj ty,👨‍👩‍👧‍👧👧🏻👩‍👧 me gjithë familjen tënde, ditën e shtunë, në datë 🗓 23 mars, në orën 11:00, në sheshin “Nënë Tereza”, për të nisur 4 vite të tjera me një energji të jashtëzakonshme për Tiranën tonë.👍🌳♻🇦🇱

Gepostet von Erion Veliaj am Mittwoch, 20. März 2019

“Përshëndetje! Katër vite më parë ne nisëm një rrugëtim të jashtëzakonshëm për Tiranën. Vizatuam një ëndërr se çfarë mund të ishte qyteti ynë ideal. Ndërtuam fillimisht çerdhet, kopshtet, shkollat, pastaj parqet, këndet e lodrave, më pas sheshin “Skënderbej”, Bulevarin e ri, Liqenin, dhe Pazarin. Por ne e dimë që e mira s’ka fund. Ndaj unë sërish kam nevojë për ju. Kam nevojë për ndihmën tuaj. Dua të më jepni një dorë që katër vitet e ardhshme ta çojmë Tiranën akoma më tej. Kjo është arsyeja pse dua të të ftoj ty, me gjithë familjen tënde, ditën e shtunë, në datë 23 mars, në orën 11:00 në sheshin “Nënë Tereza”, ku ne do të fillojmë katër vitet e një energjie të jashtëzakonshme për Tiranën, për ta bërë qytetin e ëndrrave, realitet. Qyteti ynë nuk i nënshtrohet dhunës, dhe bullizmit. Qyteti ynë do kujdesin, do kulturën, do zhvillimin. Shihemi të gjithë të shtunën, bashkë me familjet tona!”, shprehet kryebashkiaku Veliaj.
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUALIFIKUESET E "EURO 2020"/ Ja risitë që duhet të dini për këtë kompeticion unik
Previous article PO I BËJNË GJËRAT SERIOZE/ Aktorja prezanton familjen me të dashurin 30 vite më të ri (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

“JENI MË TË MIRËT”/ Rama publikon pamjet nga takimi me Policinë: Durim me të rinjtë, forcë ndaj dhunuesve Politikë

“JENI MË TË MIRËT”/ Rama publikon pamjet nga takimi me Policinë: Durim me të rinjtë, forcë ndaj dhunuesve

ANULOHET VIZITA E RAMËS NË VJENË/ Mediat austriake: Pala shqiptare kërkoi që… Politikë

ANULOHET VIZITA E RAMËS NË VJENË/ Mediat austriake: Pala shqiptare kërkoi që…

"OPOZITA ËSHTË E PAAFTË"/ Rama: Nuk jap dorëheqjen, negociatat me BE-në duhet të përfundojnë deri në fund të 2027 Politikë

"OPOZITA ËSHTË E PAAFTË"/ Rama: Nuk jap dorëheqjen, negociatat me BE-në duhet të përfundojnë deri në fund të 2027

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT