Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka sulmuar ditën e sotme Ambasadën e SHBA për videomesazhin për përzgjedhjen e kandidatëve dhe krijimin e Gjykatës Kushtetuese.
Manjani sulmon edhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit për çështjet e Evropës dhe Euroazis, Mathew Palmer, teksa i kërkon llogari se përse nuk reagojnë sipas tij për rastet kur mazhoranca ka shkelur Kushtetutën.
“Ambasada Amerikane bën mirë që na i spjegon me video se si krijohet Gjykata Kushtetuese, po pyetja është:
Këtë videon a ja kanë çuar Palmerit ta shohë?!
Ky i fundit para votimeve të partisë shtet na tha që në korrik do bëhej gjykata…
Ndërkohë po video realitetin ku qeveria, për shkak se nuk ka Gjykatë Kushtetuese, dhunon sistematikisht Kushtetutën dhe liritë e të drejtat themelore të njeriut, kur do e shfaqin?!
Apo ska video për këtë…”, shkruan ish-ministri në Facebook.


