Pas perfundimit të takimit me homologun italian, Conte, kryeministri Rama ka zgjedhur të thote disa fjalë permbledhëse me anë të një video mesazhi.
Rama e konsideron Italinë si një nga miket me te afërta të Shqipërisë duke shtuar se ka qene ndër vendet e para që i kanë ardhur në ndihmë vendit pas tërmetit shkaterrimtar të 26 nëntorit.
“Jam i inkurajuar nga vemendja që gjeta në Itali. Konferenca e Donatorëve ka rendësi të madhe per Shqipërinë.
Mirënjohje per ndihmën e madhe pas tërmetit. Planet e rindertimit po ecin shpejt ndaj i lutem kujtdo që të ketë durim e vullnet”, tha Rama.
#TiNukDoJeshKurrëVetëm❤Dy fjalë përmbledhëse nga Roma
Gepostet von Edi Rama am Donnerstag, 23. Januar 2020


