Nga pamjet e kamerave të sigurisë të një dyqani është filmuar momenti kur është qëlluar me armë drejt makinës në pronësi të Selami Brahimit në lagjen “10 Korriku” në Shkodër. Siç shihet në pamjet e kamerave të brendshme të dyqanit në momentin e të shtënave me armë dy persona janë futur me vrap në dyqan të tmerruar.


