Një sherr i madh ka ndodhur ditën e djeshme në Tiranë. Sipas qytetarit që ka dërguar videon ngjarja e rëndë u zhvillua rreth orës 13:30 pranë ish-stacionit të trenit në kryeqytet.
Nga pamjet duket se si një grup djemsh po godasin njëri-tjetrin me grushte e shkelma. Në video duket edhe një vajzë e tmerruar e cila bërtet e alarmuar dhe përpiqet të ndajë djemtë që godasin njëri-tjetrin me ç’të munden.
Nuk dihet se kush dhe përse nisi konflikti.


