Pamjet e publikuara së fundmi nga gazetari Artan Hoxha kanë nxjerrë në pah një realitet tronditës brenda Burgut të Sigurisë së Lartë në Peqin.
Në vend të një qelie të zakonshme burgu, në video shihet një qeli e arreduar në mënyrë luksoze, me televizor, hapësir gatimi, mobilim cilësoi dhe punime dekorative që ngjajnë më shumë me një apartament sesa me një institucion të vuajtjes së dënimit.
Siç dhe shihet tavani është i zbukuruar me gips, dollapët e ndërtuar me kujdes dhe tapeti madje është i një marke luksoze.
Sipas asaj që gazetari tha kjo qeli ka qenë e një personazhi të njohur të botës së krimit, i përfolur për vite me radhë edhe për lidhjet me çështjen e shumëdiskutuar të Ervis Martinajt.
Sipas tij ai ka qenë më herët ortak dhe bashkëpunëtor i Martinajt në aktivitete të lidhura me lojërat e fatit, ndërsa emri i tij është përmendur edhe në episode të tjera problematike që kanë tërhequr vëmendjen e autoriteteve.
Pas videos ka reaguar Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve.
“Në lidhje me materialin e publikuar në media dhe rrjete sociale, ku pretendohet se një ambient i paraqitur në video si luksoz ndodhet në IEVP Peqin dhe përdoret nga një i dënuar sqarojmë opinionin publik se, pas verifikimeve të kryera, rezulton se nga data 30 prill 2026 e në vijim nuk ka ekzistuar dhe nuk ekziston asnjë ambient i tillë në IEVP Peqin.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve mbetet e hapur ndaj çdo verifikimi institucional dhe fton mediat, gazetarët dhe çdo person që disponon informacion shtesë mbi rastin të bashkëpunojë me autoritetet kompetente për zbardhjen e plotë të fakteve.
Informimi i publikut mbi çështje me interes të lartë duhet të mbështetet në të dhëna të verifikuara dhe në paraqitjen e saktë të rrethanave të çdo rasti” – thuhet në reagimin e Drejtorisë së Burgjeve.
VIDEO


