• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“U THA SHOKËVE SE KA FITUAR 500 MIJË EURO”/ Detaje të reja rreth zhdukjes së Eglantit
Home
Aktualitet
Kronikë

“U THA SHOKËVE SE KA FITUAR 500 MIJË EURO”/ Detaje të reja rreth zhdukjes së Eglantit

12 June, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me zhdukjen e Englant Koçit, për të cilin ekzistojnë dyshime se mund të jetë vrarë. Sipas informacioneve të bëra publike, një nga pistat kryesore të hetimit lidhet me kriptomonedhat dhe një shumë të konsiderueshme parash që ai pretendonte se zotëronte.

Mësohet se Koçi u kishte treguar personave të afërt se kishte siguruar rreth 500 mijë euro në kriptomonedha. Ky fakt po shihet si një motiv i mundshëm që mund të ketë çuar në zhdukjen e tij. Dyshimet janë se autorët mund të kenë vepruar me bindjen se ai dispononte një shumë të madhe parash dixhitale, të cilat aksesoheshin përmes telefonit celular.

Nga të dhënat paraprake rezulton se nga portofoli i tij elektronik janë kryer transferime në vlera relativisht të vogla, çka ngre pikëpyetje nëse shuma prej 500 mijë eurosh ka ekzistuar realisht apo jo. Megjithatë, hetuesit dyshojnë se grabitja e aseteve dixhitale mund të ketë qenë motivi kryesor i ngjarjes.

Ndërkohë, personi i shpallur në kërkim në lidhje me këtë çështje njihet me nofkën “Dhelpra”. Persona që pretendohet se e njohin janë shprehur të surprizuar nga dyshimet që rëndojnë mbi të, ndërsa raportohet se ai njihet edhe për përdorimin e shpeshtë të lëndëve narkotike. Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRMISIM I SITUATËS SË SIGURISË NË KOSOVË/ NATO paralajmëron ulje të pranisë së KFOR-it
Previous article SHAU DHE HYRI MES PROTESTUESVE ME PITBULL/ Kush është djali i ish-deputetit të PS që bëri turmën t'i vihej pas

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Rrugët e Tiranës plot me qytetarë që marshojnë me thirrjet: Rama, jep dorëheqjen Aktualitet

PROTESTA/ Rrugët e Tiranës plot me qytetarë që marshojnë me thirrjet: Rama, jep dorëheqjen

SHAU DHE HYRI MES PROTESTUESVE ME PITBULL/ Kush është djali i ish-deputetit të PS që bëri turmën t'i vihej pas Aktualitet

SHAU DHE HYRI MES PROTESTUESVE ME PITBULL/ Kush është djali i ish-deputetit të PS që bëri turmën t'i vihej pas

DOSJA E SPAK/ Trafikantët e drogës bënë gati televizionin "Do jemi të paprekshëm" Aktualitet

DOSJA E SPAK/ Trafikantët e drogës bënë gati televizionin "Do jemi të paprekshëm"

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT