• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VIDEOJA QË RRËZON PRESIDENTIN/ Gent Cakaj nuk u shpreh kurrë pro korrigjimit të kufijve
Home
Politikë

VIDEOJA QË RRËZON PRESIDENTIN/ Gent Cakaj nuk u shpreh kurrë pro korrigjimit të kufijve

11 January, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Në mënyrë të paprecedentë, dje Presidenti i Republikës Ilir Meta ka vendosur të mosdekretojë emërimin e Gent Cakajt si Ministër i punëve të Jashtme të Shqipërisë, me arsyetimin sipas tij, se gjatë ushtrimit të detyrës së tij si zëvendësministër, Cakaj ka dëshmuar qëndrime të papërshtatshme lidhur me çështjen e korrigjimit të Kosovës.

Për këtë presidenti iu referua dy fjalive të thëna nga Cakaj në emisionin e Baton Haxhiut në Klan Kosova ku ai bën një analizë mbi çështjen, të cilën po ta ndjekësh të plotë, zbulon se Cakaj nuk ka dhënë asnjë qëndrim pro ose kundër korrigjimit të kufijve, aq më pak të papërgjegjshëm siç pretendon Presidenti.

Siç mund të shihet nga këto video, Cakaj në analizën e tij bën edhe dallimin mes qëndrimit të tij personal dhe pozitës zyrtare të qeverisë për këtë cështje.

“Për të qënë i drejtë, po bëj diferencën mes pozitës zyrtare të Shqipërisë dhe opinionit tim personal për çështjen. Sa i takon qëndrimit zyrtar të Shqipërisë, Kryeministri Rama është skajshmërisht i rezervuar për t’u shprehur pro ose kundër për këtë çështje për shkak se ajo është ende subjekt i tensioneve të brendshme dhe është jashtëzakonisht problematike për një figurë që të pozicionohet karshi një operatori politik në Kosovë”, thotë Cakaj.

“Sjellja e duhur do ishte një vështrim kritik dhe analizim i kujdesshëm në procesin e dialogut. Parimi i parë është kultivimi i politikave të brendshme nga vetë Kosova dhe Shqipërisë i takon ta mbështesë pakushtëzueshëm atë. Unë personalisht jam jashtëzakonisht skeptik që marrëveshja finale mes Serbisë dhe Kosovës do të realizohet deri në Maj të 2019”, vijon Cakaj.

Gjithashtu në një tjetër studio televizive të Kosovës Cakaj shprehet se “shteti shqiptar nuk mund të ketë një qëndrim zyrtar për këtë çështje”.

“Heshtja e deritanishme e kryeministrit shqiptar për këtë çështje shpesh herë është keqinterpretuar në media si pjesëmarrje e tij në prapaskena, por realisht kjo është për fazën fillestare një qasje e përgjegjshme dhe e kujdesshme politike, për shkak se një kryeminsitri shqiptar nuk i takon të hyjë në çështjet e brendshme në Kosovë, kur ka një tension të brendshëm.

(kliko këtu)

 

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROPOZIM ME UNAZË DIAMANTI/ Njihuni me të fejuaren super yll të Ervinit të Big Brother (FOTO)
Previous article "PROBLEMI MË I MADH NË PD ËSHTË..."/ Astrit Patozi: I kam mbyllur hesapet me partinë e Lulit, unë s’e kam dëmtuar...

F.autor

Postime të ngjashme

NDIHMË E RE PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE/ Rama ndan lajmin: Bonus mbi pagën për mësuesit ndihmës Breaking News

NDIHMË E RE PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE/ Rama ndan lajmin: Bonus mbi pagën për mësuesit ndihmës

BE NDRYSHON RREGULLAT PARA ZGJERIMIT/ Shqipëria mes vendeve që preken nga reforma! Ja çfarë parashikon drafti dhe përfitimet Politikë

BE NDRYSHON RREGULLAT PARA ZGJERIMIT/ Shqipëria mes vendeve që preken nga reforma! Ja çfarë parashikon drafti dhe përfitimet

SIGURIA NË SHKOLLA BËN BASHKË KATËR MINISTRI/ Prezantohet dhe paketa: Implementim në të gjithë vendin, vija e kuqe… Politikë

SIGURIA NË SHKOLLA BËN BASHKË KATËR MINISTRI/ Prezantohet dhe paketa: Implementim në të gjithë vendin, vija e kuqe…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT