Recep Tayyip Erdogan ka përdorur një vajzë të vogël, për të lëshuar mesazhe lufte.
Erdogan i bëri thirrje që i gjithë kombi të jetë gati për mobilizim, gjatë një kongresi të partisë së tij, në një provincë në jug të Turqisë.
Në sallë merrnin pjesë edhe fëmijë të vegjël, të veshur si ushtarakë.
Pikërisht gjatë fjalimit të tij, Erdogan ka thirrur në skenë një vajzë të vogël të veshur me uniformën e forcave speciale të ushtrisë, e cila nisi të përlotej.
Por Erdogan i kërkoi asaj të mos qante, pasi sipas tij, “nëse ajo martirizohet, ne do e mbulojmë me flamur.
Ajo është gati për gjithçka, apo jo?” iu drejtua Erdogan, vajzës së vogël.
“Po”, tha ajo mes lotëve, ndërkojë që turma në sallë nisi të thërriste “Shef, na dërgo në Afrin” (zona e Sirisë në të cilën Turqia ka nisur një luftë të egër kundër kurdëve).
Video e Erdogan me vajzën e vogël, ka bërë xhiron e rrjetit.(TemA)





