Rastet e mashtrimit për para po shtohen dita ditës, dhe shumë njerëz po bien pre e tyre. Janë të shumta rastet ku janë denoncuar, dhe më shumë bien në sy kur këto kryen nga gjinia femërore.
Po cilat janë disa nga femrat që i kanë kryer këto mashtrime dhe kanë fituar shuma të mëdha parash në kurriz të njerëzve?
Klodiana Kuqi
Klodiana mbart pseudonimin “Supermashtruese”
Gjithçka fillon kur Klodiana i premton fqinjit të saj (Klodian Dedja) se do fuste në punë nusen e tij (Elona Dedja), si infiermiere në spitalin e qytetit. Vetëm se për ta bërë këtë i duheshin 1000 euro. Kjo nuk ndodhi dhe është sot një nga akuzat që i rëndon Klodianës.
Si kjo, ka dhe dhjetra raste të tjera ku Klodjana akuzohet se ka marr shumë parash në këmbim të favorave me persona që ajo mendohej se i njihte.
Siç edhe shohim në “Facebook-un” e saj, Klodjana duket se shpeshherë i pelqente të bente postime nga jeta e saj, me veshje, udhëtime apo ushqime.
Luli dhe Adelia Makashi, nën e bijë që mashtruan me vizat kanadeze
27 persona në qytete të ndryshme të vendit denoncuan për shtetaset në fjalë , skemë mashtrimi pas denoncimit të bërë nga ato. Luli dhe Adela u kanë premtuar personave të ndryshëm se do t’u siguronin dokumente punësimi dhe studimi për në Kanada, Australi, Angli e në disa vende të ndryshme jashtë shtetit, kundrejt shumave të konsiderueshme parash, të cilat varionin nga 2500 euro deri në 20 mijë euro (në disa raste edhe me dollar). Prokuroria e Tiranës kërkoi dënimin me 10 vite burg per Lule Makashi dhe 8 vite burg për vajzën e saj Adela Makashi, pasi kanë mashtruar qytetarët me vizat e punësimit.
Por çfarë deklaroi Luli Makashi në gjyq?
“Unë nuk kam mashtruar asnjë person,me të gjithë është bërë një kontratw civile para noterit me të drejta dhe detyrime, pagesat qytetarët e interesuar për viza dhe punësim i kanë bërë me bankë. Ndalur tek problemet me personat që më kanë kallëzuar, ju sqaroj se si agjenci na janë krijuar probleme vetëm me kontratat me Kanadanë prej Mars 2015 ndërsa me shtete të tjera kemi punësuar normalisht shqiptar. Kjo ishte dhe arsyeja e udhëtimit në Kanada për të zgjidhur problemet me partnerët dhe jo për tu fshehur dhe s’besoj se keni arsye të më sulmoni duke më mbajtur në burg”.
-Por ky qëndrim nuk e ka lehtësuar pozitën e Makashit e cila tashmë do të përgjigjet për mashtrim ndaj shumë shtetasve dhe detyrimin financiar në miliona euro.
Rasti i ditës së djeshme nga dentistja Olesia Duka
Olesia Duka, dentistja 38-vjeçare u arrestua nga policia se kishte mashtruar një biznesmen në Durrës, duke i marrë 900 mijë euro.
Çfarë ndodhi: Ajo u kap në Tiranë, pas masës së arrestit në mungesë të dhënë nga Gjykata e Durrësit, me kërkesë të Prokurorisë.
Stomatologia u denoncua në polici në 27 Janar nga biznesmeni me inicialet I.H, i cili pretendonte se ajo i kishte zhvatur paratë nëpërmjet mashtrimit.
Sipas tij, dentistja i kishte thënë se kërkonte të blinte pajisje për disa nga klinikat e saj dentare në kryeqytet.
Pre e këtij mashtrimi sipas hetuesve dyshohet të kenë rënë përgjatë viteve edhe persona te tjerë.
Duka u premtonte biznesmenëve se paratë do t’ua kthente shumë shpejt. Grupi hetimor dyshon se ajo ka pasur edhe lidhje intime me disa prej tyre.
Një rast tjetër vjen nga qyteti i Vlorës, ajo është Bukuroshe Kola, 51 vjeçe.
Ajo prezantohej te qytetarët si punonjëse institucionesh dhe mashtroi 15 vetë me premtimin se do t’u gjente vende pune në administratë dhe sektorin privat.
Gjatë periudhës kohore dhjetor 2016 – maj 2017, ajo ka mashtruar rreth 15 shtetas, duke u marrë një shumë të konsiderueshme parash, në total 40.000 euro, me premtimin se do t’u siguronte një vend pune në institucione shtetërore edhe në kompani private.
Sipas të dhënave, kjo shtetase premtonte vende pune në sektorë të ndryshëm të administratës, në arsim, shëndetësi, te tatimet, por edhe nëpër kompani private.
Shumat që varionin ndaj çdo personi janë 2 mijë deri në 3 mijë euro, në varësi të pozicionit dhe sektorit të premtuar.
Elvira Lani, nga Gjirokastra u akuzua se mashtronte për shuma të mëdha financiare.
Përgatiti AlpeNews.al







