Në nisje të fjalës së tij, kreu i vendit Edi Rama u shpreh se 6 mujori i ardhshëm do të jetë vendimtarë për Shqipërinë.
Shqipëria dha rezultate shembullore në luftën kundër krimit të organizuar dhe kanabisit. Sakaq në fjalën e tij kreu i mazhorancës foli edhe për mandatin e kryeprokurorit i cili u shpreh se duhet të zgjidhet me konsensus mes palëve.
Rama u shpreh se Shqipëria është më afër se asnjëherë çeljes së negociatave. “Zbatimi i Vettingut është një kusht tanimë i plotësuar që me ecurinë e muajve në vijim, do japin padyshim rezultatet e para të nevojshme për të shtyrë jo vetëm zbatimin e reformës historike në drejtësi, por edhe vendet anëtare të BE drejt një vendimmarrje pozitive“, tha Rama.
“Përfitoj nga rasti ti drejtohem përsëri me thirrjen që ne ta shfrytëzojmë këtë moment për të eksploruar cdo mundësi mirëkuptimi dhe për të dalë me një zgjedhje të mirëkuptuar mes palëve të prokurorit të përkohshëm, ne e kemi qartësisht mundësinë dhe të drejtën për ta zgjedhur prokurorin e përkohshëm me shumicën që kemi në dispozicion, por ashtu si kishim mundësinë të hynim në zgjedhje pa i shtrirë dorën opozitë dhe nuk e shfrytëzuam atë në emër të dickaje më të madhe që është interesi kombetar, sot përsëri ne jemi me syrin e momentin jo me qëllime të tjera përpos qëllimit strategjik”- tha kreu i mazhorancës.
“Sot përsëri ne jemi shumica që e shikon këtë çështje jo me syrin e momentin, jo me qëllime të tjera, përpos qëllimit strategjik të vendit tonë, i cili është në radhë të parë për çeljen e negociatave. Unë besoj se nëse ka vullnet apo largpamësi, ne mund ta bëjmë një proces bashkëpunimi. Jemi më afër se asnjëherë për çeljen e negociatave për anëtarësim. Deri në sekondën e fundit duhet të bëjmë progres. Natyrisht që negociatat nuk varen vetëm nga Shqipëria. Konjukturat politike në çdo vend kanë peshën e tyre kanë rolin e tyre, por duhet të jemi të kënaqur që presidenti i këshillit evropian ishte i gatshëm për çeljen e negociatave. Nëse opozita nuk tregon interes për vendin në këtë moment ne do të zgjedhim prokurorin e përgjithshëm të përkohshëm me shumicë të thjeshtë, por duhet të luftojmë deri në fund për të arritur një marrëveshje. Opozita mund të vazhdoj në ato kauza që ajo i quan të drejta në luftën e saj kundër qeverisë. Mund të vazhdoj debatin politik të ditës së ta dojë në shqip, por kur bëhet fjale për anglisht, duhet të bëhemi të gjithë një.
Nuk rresht deri në sekondën e fundit ftesën për opozitën të bëhet pjesë e procesit, se nuk mundet dot që avazi të fillojë gjithnjë nga e para sa herë flitet për zbatimin e reformës, nuk ka mundësi që as ne, SHAB dhe BE të mos lexojnë dot ligjin ashtu si duhet dhe vetëm opozita na qenka në gjendje të bëjë leximin e duhur, është e qartë, njerëzit e kuptojnë shumë mirë, por koha, momenti strategjik i vendit është i tillë që duhet tu japë kolegëve tanë në opozitë arsye për të kapërcyer mbi vetveten dhe për të bërë për Shqipërinë ata që ka nevojë sot”, tha Rama në fjalën e tij.
…
Në mbledhjen e sotme te grupit parlamentar te PS po diskutohet mandati i Kryeprokurorit.
Në nisje të mbledhjes kreu i grupit, Balla ka ftuar kryetarin e Komisionit të Ligjeve të japë të gjithë detajet për çështjen e shumëdiskutuar të kryeprokurorit.
Manja: Nuk duhet të zgjasim mandatin e Prokurorit të përgjithshëm.
“Prokurorët që kandidojnë duhet të plotësojnë kushtet, nuk na intereson emri”, ka theksar Manja në fjalën e tij.
“Komisioni i Ligjeve ka hapur procedurat për përcaktimin e Prokurorit të përkohshëm. Komisioni i Ligjeve ka vërejtur se ndryshimet kushtetuese, të cilat janë vendosur, nuk ka parashikuar zgjatje të mandatit të prokurorit, por përfundimin pas mandatit 5-vjeçar,” tha Manja.
Afati i fundit për shprehjen e kandidaturave është dita e nesërme (12 dhjetor) në orën 18:00.
vijon
ERTV Live😊: MBLEDHJE E GRUPIT PARLAMENTAR TË PS
Posted by Edi Rama on Montag, 11. Dezember 2017


