• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VIDEO/ U sulmua me levë në kokë, biznesmeni nga spitali: Pas ngjarjes fshihet një prokuror (EMRI)
Home
Breaking News

VIDEO/ U sulmua me levë në kokë, biznesmeni nga spitali: Pas ngjarjes fshihet një prokuror (EMRI)

28 March, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Altin Kaçaj, i cili mbeti i plagosur në kokë pas një sulmi me levë, ka akuzuar publikisht se pas ngjarjes fshihet një prokuror në Vlorë.

 

Nga shtrati i spitalit, 42-vjeçari pohoi se para një muaj kishte denoncuar prokurorin Aurel Zarka, pasi pretendon se ky i fundit e ka arrestuar padrejtësisht.

Deri më tani nuk dihet ende identiteti i dy personave që sulmua Kaçaj, pronari i një zyre sigurimesh në Vlorë, ndërsa thuhet se ata kanë qenë të maskuar.

INTERVISTA
Si ndodhi ngjarja?
Më kanë goditur nga mbrapa. Dihet pse, pasi kam denoncuar publikisht para një muaj një prokuror, që s’mund ti quash të tillë, por janë gangsterë. Ky është mesazh i qartë, pasi nuk ka asnjë muaj nga denoncimi publik. Kjo është shumë e qartë.

Personat ishin të maskuar? Arritët t’i identifikonit?
Jo nuk pash njeri. Shumë e thjesht për t’i identifikuar, pasi rruga është me kamera. Tek dera e porti, ku kam agjencinë është me kamera. Këta janë prokuroria që të fusin në burg, të nxjerrin, të marrin peng, të bëjnë ça të duan.

Mund ta dimë emrin e prokurorit që keni denoncuar?
Është Aurel Zarka. Ai më ka futur në burg padrejtësisht, që është për t’u parë. Më ka marrë makinën padrejtësisht.

 

NGJARJA
Pronari i një zyre sigurimesh u dhunua në mënyrë barbare mesditën e sotme në qytetin e Vlorës. Altin Kaçaj, 42 vjeç ka qenë duke hyrë në zyrën e tij në afërsi të portit kur i bene prite dy persona te paidentifikuar. Agresoret e kanë goditur disa herë me leva 42-vjeçarin dhe me pas janë larguar pa lënë gjurmë. Menjëherë është lajmëruar policia e cila ka shoqëruar disa persona të dyshuar. Kaçaj nuk është një personazh i panjohur për shkak të marrëdhënies së tij me një vajzë 24 vjeçare, e cila përfundoi në dyert e Prokurorisë. Kaçaj akuzoi publikisht të dashurën në emisionin me ‘Zemër të Hapur’ se i kishte vjedhur një shumë parash e për këtë akuzoi edhe nje oficer të policisë gjyqësore pasi sipas tij nuk kanë pranuar provat që ai vuri në dispozicion të tyre. Policia ka nisur hetimet për të zbuluar autoret dhe motivet e dhunës barbare ndaj 42- vjeçarit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kryeministri Haradinaj: Nuk ka ndarje të Kosovës, as këmbim territoresh
Previous article Fati i keq e përndjek, Andrea Conti mbyll sezonin para kohe

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PLAGOSET ME THIKE I RIU NË SHËNGJIN/ Transportohet me urgjencë në spitalin e Lezhës Aktualitet

PLAGOSET ME THIKE I RIU NË SHËNGJIN/ Transportohet me urgjencë në spitalin e Lezhës

ZBARDHEN TË TJERA DETAJE NGA VRASJA E EDMOND SULËS/ Autori nuk la gjurmë, dy pistat ku po heton policia Aktualitet

ZBARDHEN TË TJERA DETAJE NGA VRASJA E EDMOND SULËS/ Autori nuk la gjurmë, dy pistat ku po heton policia

“PLAS” SHERRI TE “SYRI I KALTËR” PËR NJË ÇELËS BIÇIKLETE/ Administratori përfundon me fraktura, një i arrestuar Aktualitet

“PLAS” SHERRI TE “SYRI I KALTËR” PËR NJË ÇELËS BIÇIKLETE/ Administratori përfundon me fraktura, një i arrestuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT