• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VIDEO U BË VIRALE/ U konfliktua me pronaren e hotelit në Jug, pushuesi: Vajza është e tronditur, nëse do kthehesha…
Home
Aktualitet
Kronikë

VIDEO U BË VIRALE/ U konfliktua me pronaren e hotelit në Jug, pushuesi: Vajza është e tronditur, nëse do kthehesha…

24 June, 2021 F.autor Aktualitet, Kronikë

Në studion e emisionit “Me zemër të hapur” në News24 të gazetares Evis Ahmeti, u trajtua incidenti i ndodhur në zonën e Livadhit në Himarë, ku një çift pushuesish u konfliktuan me pronaren e hotelit pak ditë më parë.

Çifti me një vajzë 6-vjeçare kishte prenotuar të pushonte për disa ditë teksa sherri mes tyre sipas pretendimeve të palëve ka nisur që në fillim e deri në largim të çiftit.

Por ajo që e bën tronditës këtë incident që agravoi me ulërima e me veprime skandaloze, është prania e vajzës 6 vjeçe të çiftit, e cila është trembur dhe ka filluar të qajë pa pushim.

Protagonisti kryesor i akuzuar nga pronarja e hotelit, është shprehur se kushtet në të cilat ndodhej dhoma ku po pushonin ishin skandaloze. Nga ana tjetër pronarja e hotelit është shprehur se incidenti ka nisur nga çifti, pasi pas largimit të tyre pajisjet e dhomës ishin shkatërruar. Për këtë incident ditën e sotme ka folur vetë pushuesi, i cili është dhe kryefamiljar Visar Mato. Ai tha se vajza ka ndryshuar sjellje pas ngjarjes që ka ndikuar shumë keq në psikologjinë e fëmijës.

“Kjo është një ngjarje shumë e rëndë për familjen tonë. Fëmija im është tronditur shumë nga kjo që ndodhi, nuk ka shkuar në shkollë, por ka kërkuar të rrijë me mua gjatë gjithë kohës, është bërë agresive, fle vonë. Ajo zonja e hotelit ka bërë veprime skandaloze, më ka ndjekur nga pas me një makinë dhe me një motor, ku dëgjoja ‘hape xhamin’ ishte një tmerr i vërtetë! Konflikti i gjithë nisi që duhet te paguanim edhe ditën e shtunë. Ne duhet te largoheshim, kishim planifikuar te iknim. Kur u larguam ajo na ndoqi pas me makinë dhe u desh që të bënte një aksident me një makinë tjetër që të mos bënte veprime të tjera të rënda , veç asaj që bëri duke dalë në rrugë e dua u shtrirë para makinës. Unë nëse do kthehesha pas në kohë nuk do ndaloja, do t’i bija borisë dhe nuk do ndaloja makinën fare. Kam nevojë të konsultohem me një psikolog, unë bëra një veprim të tillë, mbajta makinën dhe u solla në qetësi të madhe. Një ngjarje e tillë dhe njerëz të tillë nuk mund t’i lejosh që të të ndalin fare. Gjithë kjo që ndodhi më ka shqetësuar familjen dhe anën psikologjike tonën”, deklaroi Mato.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HETIM PENAL PËR PRONARËT QË.../ Klosi për muzikën: Saranda s’mund të jetë profili i një diskoteke të hapur
Previous article NJOFTIMI/ Ku dhe si duhet të aplikojnë shqiptarët për kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike

F.autor

Postime të ngjashme

TJETËRSIMI I PRONAVE NË DIMËR/ Falsifikuan dokumentet, masa sigurie për 14 punonjës të Kadastrës dhe përfituesit Aktualitet

TJETËRSIMI I PRONAVE NË DIMËR/ Falsifikuan dokumentet, masa sigurie për 14 punonjës të Kadastrës dhe përfituesit

KONTROLLE NË BANESA/ AMP ekzekuton masa e sigurimi ndaj ish-punonjësit dhe ish-drejtorit të AMP (EMRAT) Aktualitet

KONTROLLE NË BANESA/ AMP ekzekuton masa e sigurimi ndaj ish-punonjësit dhe ish-drejtorit të AMP (EMRAT)

NDËRHYNË PA LEJE GJATË SEANCËS/ Gjobiten Monika Kryemadhi dhe avokati Cakrani Aktualitet

NDËRHYNË PA LEJE GJATË SEANCËS/ Gjobiten Monika Kryemadhi dhe avokati Cakrani

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT