Video e të moshuarës në Vlorë që deklaronte se nuk kishte bukë per te ngrënë e se kishte konsumuar vetëm ujë me sheqer ka bërë xhiron e rrjetit paraditen e sotme.
Kam dy dite qe pi uje me sheqer, dua te me kape koronavirusi te iki ne grope: Thirrja e deshperuar e nenes nga Vlora👇Mësoni më tepër: https://bit.ly/2ykPrCzWeb: http://abcnews.al/Facebook: https://www.facebook.com/abcnews.al/Instagram: https://instagram.com/abcnewsalSubscribe kanalin tone ne: youtube:https://www.youtube.com/user/abcalbanian#abcnews #abcnewsalbania
Gepostet von Abc News Albania am Montag, 30. März 2020
AlpeNews.al bën me dije se Bashkia e Vlorës është vënë menjeherë në lëvizje dhe ka dërguar ushqime e ndihmat e nevojshme në shtëpinë e saj. Burime nga bashkia bëjnë me dije se kur shkruan e moshuara nuk jetonte vetëm siç pretendoi por me mbesën 25 vjeçare dhe ka edhe nipër e mbesa të tjera në qytet. Gjithashtu mësohet se zonja ka dy shtëpi, vajzën pedagoge dhe katër fëmijë jashtë shtetit.
Nuk është hera e parë që në këto ditë ka shumë raste spekullimesh rreth nevojave jetike për shkak të karantinimit nga pandemia globale e koronavirusit nga banorë të ndryshëm siç janë evidentuar në qarqet e Tiranës, Elbasanit, e gjetkë. Gjithësesi zonja i mori ndihmat por duket më shumë një rast deshpërimi nga vetmie sociale për shkak të rrethanave familjare, sesa një rast pamundësie ekonomike.
AlpeNews.al sjell pamjet nga momenti kur drejtuesit e Bashkisë Vlorë ia dorëzuan në shtëpi dhe 84 vjeçarja i falenderon për ndihmat.