• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VIDEO SKANDALI I SAFET GJICIT/ SPAK sekuestron serverin e kamerave në bashkinë Kukës! Do verifikohen hyrje daljet e vajzës
Home
Breaking News

VIDEO SKANDALI I SAFET GJICIT/ SPAK sekuestron serverin e kamerave në bashkinë Kukës! Do verifikohen hyrje daljet e vajzës

19 June, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Byroja Kombëtare e Hetimit ka sekuestruar serverin e kamerave të sigurisë në Bashkinë e Kukësit, për llogari të hetimeve të nisura kryesisht për ish-kryetarin Safet Gjici.

“Report TV” mëson se ditën e premte më 16 qershor, dy oficerë të BKH-së kanë mbërritur në bashkinë e Kukësit dhe kanë kërkuar takim me përgjegjësin e IT.

Pasi e kanë pyetur nëse sistemi i kamerave ishte në funksion, hetuesit kanë hyrë në ambientin e serverit, ku kanë qëndruar rreth 35 minuta. Gjatë kësaj kohe ata kanë bërë kopjimin e materialeve të regjistruara, përfshirë edhe datën 6 kur dyshohet se ka ndodhur edhe regjistrimi i videos së bërë publike ku Safet Gjici shihet duke kryer marrëdhënie me një grua në zyrën e kryebashkiakut.

Pasi kanë kopjuar materialin, dy oficerët e BKH-së janë larguar nga Bashkia e Kukësit ndërkohë që pamjet e hyrje-daljeve në institucionin vendor, po analizohen tashmë nga grupi i hetimit në SPAK.

Prokuroria e Posaçme hapi çështje penale kryesisht me akuzën e “shpërdorimit të detyrës” ndaj Safet Gjicit, pas publikimit të videos më 16 qershor.

Materiali i bërë publik, paraqet regjistrimin e kryer mbi një ekran tjetër ku në qoshe, data e regjistrimit tregon 6 qershor 2023, ora 16.00 e vazhdim.

Burime nga SPAK, bënë të ditur se qëllimi i sekuestrimit të serverit në Bashkinë e Kukësit është verifikimi i kohës kur ka hyrë aty gruaja që shfaqet në videon intime me ish-kryebashkiakun Safet Gjici. Grupi hetimor pritet të marrë në pyetje edhe protagonistët e videos.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET/ Kultivonin kanabis në zona të ndryshme në Kurbin, procedohen kryeplaku i një fshati dhe inspektori i pyjeve
Previous article TENSIONET NË VERI/ BE: Presim sjellje të përgjegjshme nga Kurti e Vuçiç. Në takim, pa kushte

s.autor

Postime të ngjashme

TRITOL VILËS NË FSHATIN RRILË TË LEZHËS/ Çifti i bashkëshortëve ishin brenda në momentin e shpërthimit Aktualitet

TRITOL VILËS NË FSHATIN RRILË TË LEZHËS/ Çifti i bashkëshortëve ishin brenda në momentin e shpërthimit

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët, temperaturat shkojnë deri në 31 gradë Celsius Aktualitet

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët, temperaturat shkojnë deri në 31 gradë Celsius

AKSIDENT TRAGJIK NË FIER/ Përplaset për vdekje një person Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË FIER/ Përplaset për vdekje një person

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT