• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VIDEO/ “Shoferët e urbanëve të dehur në timon”, pas aksionit të policisë u kapën…
Home
Sociale

VIDEO/ “Shoferët e urbanëve të dehur në timon”, pas aksionit të policisë u kapën…

9 March, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Pas shqetesimit te shume qytetareve qe preferojne transportin publik, Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar kontrollet me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

“Nisur nga disa shqetësime të qytetarëve të denoncuara në numrin 112, se drejtues të linjave të transportit publik qytetas drejtojnë urbanët nën efektin e alkoolit apo nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, Policia Rrugore e Tiranës në orët e para të mëngjesit ka ushtruar kontrolle të befasishme me disa pika kontrolli në segmente të ndryshme, duke kontrolluar dhe testuar drejtuesit e autobusave të transportit urban qytetas dhe transportit të specializuar për parashkollorët dhe nxënësit e shkollave”- njofton policia.

Në funksion të këtij Plani janë realizuar 142 teste me aparatin alkoolmatës “Drager” dhe vetëm një drejtues mjeti i linjës të transportit urban qytetas, përkatësisht i linjës Kombinat-Kinostudio i cili drejtonte një autobus artikular nën efektin e alkolit, rezultoi në testin e parë 0.22 mg/l dhe në testin e dytë 0.23 mg/l.

Gjithashtu është monitoruar linja e transportit ish uzina e traktorëve-Institut Bujqësor me qëllim verifikimin e shqetësimeve e qytetarëve, në adresë të kësaj linje për vonesa gjatë itinerarit të saj ku u konstatuan dhe ndëshkuan dy drejtues autobusësh për drejtim të mjetit me shpejtësi të ngadalësuar duke u bërë pengesë për qarkullimin normal të mjeteve të tjera.

Policia Rrugore e Tiranës falënderon edhe një herë qytetarët që besojnë dhe bashkëpunojnë me Policinë, si dhe apelon për denoncim të çdo shkelje rrugore, duke bërë të mundur parandalimin e aksidenteve, krijimin e lehtësirave për përdoruesit e rrugës si dhe rritjen e sigurisë së jetës në rrugë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Patozi: Basha e privatizoi PD, nëse nuk reflekton ne do të vijomë lëvizjen tonë për të…
Previous article Andrea Anjeli i ofron presidencën e klubit Xhixhi Bufonit

Ina.Autor

Postime të ngjashme

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë Aktualitet

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë Aktualitet

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore Aktualitet

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT