Ish deputeti Astrit Patozi shprehet se Kuvendi që PD do të mbledhë në datat 28-29 Prill synon privatizimin e partisë nga Basha.
Në një intervishtë për Report Tv Patozi gjithashtu thotë se PD shmangu debatin dhe mundësinë që të shkonte e bashkuar në këtë Kongres.
Ndërkaq Patozi thotë se PD ka nevojë për një marrëveshje të madhe, dakordësi për disa principe dhe nëse nuk kalojmë përmes votës, cdo gjë tjetër është e parëndësishme.
Më tej gjatë intervistës ai foli edhe për idenë që po qarkullon në media për krijmin e një partie të re nga grupi i përjashtuar nga PD nga kryetari Lulzim Basha.
“Po të kishte qenë për parti të re do e kishim bërë në ditët e para pas listës, por nuk ka qenë dhe vazhdon të mos jetë ky qëllimi unë. Ne kemi dashur që këtë koncept të drejtimit të një partie të djathtë ta impelmentojmë në PD. Në rast se do të ketë shurdhëri ne do të vijomë lëvizjen tonë, pasi sipas nesh përfaqëson nevojën e demokratëve dhe shoqërisë për të pasur një politikë tjetër”- tha Patozi.
“PD shmangu debatin dhe mundësinë që të shkonte e bashkuar në Kongres.
Propozim më të madh se platforma për ringritjen e PD nuk mund të ketë.
Mjafton që bazamenti i saj të merret në konsideratë dhe të pranohet ne shkojmë drejt një zgjidhje që shkon përmes votës.
PD nuk mund të amnistojë krimet politike, që kanë qenë të tilla që e kanë dërguar PD në një katastrofë elektorale dhe gjendjen së pashpresë ku ndodhet sot.
PD kërkon që kongresi ta amnistojë dhe ti japë një mbështetje të plotë të asaj që ai e konsideron që është PD. Basha do e privatizojë partinë përmes këtij Kuvendi.
Tani nuk ka më asnjë shpresë dhe këto 40 ditë do të jenë thjeshtë një formalitet dhe tregues për këtë që sapo thashë.
PD ka nevojë për një marrëveshje të madhe, dakordësi për disa principe dhe nëse nuk kalojmë përmes votës, cdo gjë tjetër është e parëndësishme.
Po të kishte qenë për parti të re do e kishim bërë në ditët e para pas listës, por nuk ka qenë dhe vazhdon të mos jetë ky qëllimi unë.
Ne kemi dashur që këtë koncept të drejtimit të një partie të djathtë ta impelmentojmë në PD.
Në rast se do të ketë shurdhëri ne do të vijomë lëvizjen tonë, pasi sipas nesh përfaqëson nevojën e demokratëve dhe shoqërisë për të pasur një politikë tjetër.
Apeli i Berishës për bashkim? Një ditë pas Berisha bëri thirrjen Basha mblodhi Kryesinë.
Njeriu i drejtohet shkakut dhe jo pasojës. Ai që bëri ndarjen duhet të bëjë edhe bashkimin, ai nuk e ka ndërmend, por nuk ka shqetëson kjo gjë.
PD nëse nuk ndryshon qasjen e Bashës, që e konsideron si biznes privat, do ketë një të ardhme të më të zymtë.
E vetmja dritë është lëvizja për ringritjen e saj” deklaroi ai për Report Tv. (TemA)