• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
(VIDEO) Sherr në Komisionin e Ekonomisë/ Përplasje Braçe-Shehaj, ndërhyn garda
Home
Shqipëri

(VIDEO) Sherr në Komisionin e Ekonomisë/ Përplasje Braçe-Shehaj, ndërhyn garda

23 November, 2017 Q.Autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Ka degjeneruar në sherr debati mes deputetëve në Komisionin e Ekonomisë. Kanë qenë dy deputetët Agron Shehaj i PD dhe ai i PS, Erjon Braçe, që kanë debatuar ashpër mes tyre, duke bërë që të ndërhyjë Garda për të qetuar situatën.

PËRPLASJA E PARË
Kjo nuk është hera e parë që mes Shehajt dhe Braçes ka përplasje. Më 13 nëntor sërish mes tyre pati debate të ashpra, ose ‘sherr kostumesh’ teksa diskutonin projektbuxhetin e vitit të ardhshëm.

Madje deputetët e opozitës braktisën debatin në Komisionin e Ekonomisë, pas sherrit mes kryetarit Braçe dhe deputetit Shehaj.

Shehaj i tha Braçes në mbledhjen e kaluar se rroga që merr nuk justifikon shpenzimet e tij, duke filluar nga kostumi që kishte veshur dhe deri te syzet.

Kaq mjaftoi që Braçe t’i tregonte jo vetëm faturën e kostumit, por edhe t’ia rekomandonte rrobaqepësin shkodran zotit Shehaj që të qepte dhe ai një kostum 300 mijë lekë të vjetra dhe jo 1500 euro sa e kishte.

Tensionet u rritën kur Shehaj tha se 300 mijë lekë janë më shumë se rroga mesatare në Shqipëri. Deputeti socialist i tha biznesmenit se aq është rroga që ai paguan punëtorët e tij, që sipas tij i trajton si skllevër.

Deputeti socialist, në acarim e sipër, i tha Shehajt se ishte i gatshëm të zhvishej dhe t’i tregonte edhe kanotierën. Mes shkëmbimit të replikave, Braçe shkoi më tej duke e akuzuar deputetin demokrat se në biznesin që ka drejtuar deri dje, i ka trajtuar punëtorët si skllevër. Pas kësaj ishte radha e Shehaj të shpë-rthente duke i kërkuar Bra-çes të tërhiqte pas akuzat, sipas tij. “Nuk keni punuar një ditë dhe guxoni t’i quani bashkëpunëtorët e mi sklle-vër. Turp!”,- deklaroi deputeti demokrat Agron Shehaj.

Në këtë moment deputetët e opozitës u larguan në shenjë proteste nga mbledhja e Komisionit Parlamentar të Ekonomisë. “Të të vijë turp!”,-tha z.Shehaj i cili largohet së bashku me kolegët opozitarë në mënyrë demonstrative nga salla e komisionit.

Erjon Braçe: Ky kostumi im bën vetëm 300 mijë lekë të vjetër dhe po të duash ti që e ke kostumin 1500 euro të marr unë dhe të çoj tek ai që e qep unë. Është një djalë flori, djalë vendi nga Shkodra që mund të të qep një kostum si puna e këtij që kushton vetëm 300 mijë lekë të vjetra.

Agron Shehaj: 300 mijë lekë të vjetra është më e lartë se rroga mesatare e Shqipërisë, jo vetëm.

Erjon Braçe: Është sa paga minimale që ti u paguan atyre punëtorëve që i përdor si skllevër në biznesin tënd, dakord. Atyre të rinjve që ti i përdor si skllevër në biznesin tënd. Dhe mos e zgjat më se ka dhe më.

Agron Shehaj: Këto janë budallallëqe…..

Debati i plotë:

Shehaj: Zoti kryetar unë personalisht nuk kam shumë eksperiencë në politikë dhe në komisione. Por, këtë sjellje që shoh nga ana juaj në këtë komision…
Braçe: Faleminderit shumë, mua nuk më vlerësoni dot sjelljen. Faleminderit, nuk ka fjalë për…Nuk jemi mbledhur këtu për mua. Më vjen keq.
Tabaku: Ka të drejtën e fjalës.
Braçe: partia jua, thoni ça të doni se s’më intereson fare.
Tabaku: E kam për procedurë.
Braçe: Zonja Tabaku, edukatë morale nuk duroj dot unë.
Tabaku: E kam për procedurë.
Braçe: Më vjen keq! Të vijë ministri tjetër.
Tabaku: Në qoftë se do ta vazhdosh mbledhjen vetëm…vazhdoje.
Braçe: Si ta keni, pa asnjë problem fare.
Tabaku: Zoti kryetar kur kërkojnë fjalën anëtarët e komisionit mund të kenë pyetje edhe më të gjata.
Braçe: Jo, pyetje jo. Pyetje të gjatë nuk janë komente.
Tabaku: Ashtu siç i kanë pyetjet, nëse s’marrin përgjigje…
Braçe: Zotëria e tha vetë “Ky ishte opinioni im për çfarë tha ministrja”. Më vjen keq. Pse do ta bësh opinionin pyetje. S’ka pikë kuptimi. Ndryshe si bie radha asnjërit në këtë komision.
Shehaj (pa mikrofon, në këmbë): Zoti kryetar jeni të pangopur. Nuk të mjaftuan 27 vjet.
Braçe: Më duhen 38 mln dollarë.
Shehaj: Të duhen 38 mln dollarë ë…I pangopur.
(Shehaj në këmbë dhe i afrohet Braçes”
Braçe: Hajde, hajde (me shenjë që të largohet).

Për pas hyn gardisti, largon Shehaj. Vijojnë replikat në distancë. Shehaj afrohet sërish dhe pas 2 sekondash, Braçe çohet më këmbë dhe i afrohet deputetit të PD-së, duke i thënë disa herë të ikë. Madje dëgjohet edhe një fjalor banal.

Braçe: Ik tani, ik tani! Ik se s’më ha k***. Ik se e mora vesh.
Tabaku: Zoti Braçe…
Braçe: Po ik tani. (Shehajn e tërheq gardisti. Braçen e tërheq deputeti i PS-së Anastas Angjeli).

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Vdekja e vëllait/ Këngëtari shqiptar revoltohet: Ishte shofer i kryetares së gjykatës, më thoshte…
Previous article Publikohet video ku këngëtari i njohur e puth Big Mamën

Q.Autor

Postime të ngjashme

DOSJA "BLACK EAGLE"/ Takimet e Artur Shehut në Aruba, Belgjikë e Spanjë dhe lidhja me Bashkim Osmanin Aktualitet

DOSJA "BLACK EAGLE"/ Takimet e Artur Shehut në Aruba, Belgjikë e Spanjë dhe lidhja me Bashkim Osmanin

SHQIPTARËT I KËRKUAN DORËHEQJEN/ Rama për protestuesit: Një frymë fashiste… Breaking News

SHQIPTARËT I KËRKUAN DORËHEQJEN/ Rama për protestuesit: Një frymë fashiste…

ARRESTIMI I TË SHUMËKËRKUARIT MOISI HABILAJ/ Policia jep detaje: Person me rrezikshmëri. Në pranga ra edhe një 46-vjeçar Aktualitet

ARRESTIMI I TË SHUMËKËRKUARIT MOISI HABILAJ/ Policia jep detaje: Person me rrezikshmëri. Në pranga ra edhe një 46-vjeçar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT