• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VIDEO/ Sekuestrohen 155 kg drogë në Vlorë, kapen “kapot” babë e bir dhe 7 punëtorë (Emrat)
Home
Aktualitet
Kronikë

VIDEO/ Sekuestrohen 155 kg drogë në Vlorë, kapen “kapot” babë e bir dhe 7 punëtorë (Emrat)

22 December, 2017 k.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Vlorës ka finalizuar një tjetër operacion antidrogë të koduar ”SEVEN”, ku janë sekuestruar 155 kg lëndë narkotike kanabis sativa,  dy automjete dhe aparate celularë.

Arrestohen në flagrancë 7 shtetas, ndërmjet tyre edhe organizatori! Operacioni nga strukturat Policore të DVP.Vlorë dhe FNSH-së Fier!

Specialistët e Seksionit kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë sëbashku me Strukturat Policore të Komisariatit Vlorë dhe grupin e FNSH-së Fier, gjatë natës së sotme kanë finalizuar me sukses një tjetër operacion antidrogë të koduar ”SEVEN”, ku si rezultat janë sekuestruar 155 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa dhe janë arrestuar në flagrancë 7 shtetas të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Operacioni antidrogë është finalizuar në dy fshatra, konkretisht:

Në fshatin Velç, në banesën e shtetasit Tomorr Karçanaj, janë gjetur dhe sekuestruar nga Policia 100 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, në formë pluhuri e cila shërben për përgatitjen e lëndës narkotike në formë çokollate.

Në këtë banesë janë arrestuar në flagrancë punëtorët, me detyrë mirëmbajtjen dhe përgatitjen e lëndës narkotike, shtetasit:

• Indrit Binaj, 29 vjeç, banues në Vlorë,
• Eriselda Rrënja, 26 vjeçe, banuese në Llakatund,
• Vito Gashi, 56 vjeçe, banuese në Shushicë,
• Enver Gashi, 28 vjeç, banues në Shushicë,
• Xheladin Bushaj, 52 vjeç, banues në Shushicë.

Gjithashtu në fshatin Vllahinë, në një tjetër banesë të shtetasit Tomorr Karçanaj, në një nga mjetet në përdorim të djalit të tij shtetasit Aleksandër Ajazi (Karçanaj), është konstatuar një tjetër sasi lënde narkotike Cannabis Sativa me peshë 55 kg edhe kjo në formë pluhuri e cila shërben për përgatitjen e lëndës narkotike në formë çokollate.

Policia ka bërë menjëherë arrestimin në flagrancë edhe të atë e bir si organizator dhe bashkëpuntor, shtetasit :

• Aleksandër Ajazi (Karçanaj), 30 vjeç, banues në Vllahinë, (organizator).
• Tomorr Karçanaj, 55 vjeç, banues në Vllahinë, (bashkëpuntor).

Policia Vlorë në përfundim të veprimeve hetimore ka bërë :

• arrestimin në flagrancë të 7 shtetasve të lartpërmendur,

• sekuestrimin në cilësinë e provës materiale të :
– 155 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa
– 4 sita që shërbenin për përgatitjen e lëndës narkotike në formë çokollate,
– 2 automjete, tip Mitsubishi e Benz, dhe
– 7 aparate celular.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë ndaj shtetasve të lartëpërmendur për veprën penale të ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve e kryer në bashkëpunim”, të parashikuar nga neni 283/2 të Kodit Penal.

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DITMIR BUSHATI: Për votën e Shqipërisë në OKB
Previous article Klevis Balliu letër ambasadorit Lu: Vota kundër SHBA-ve edhe interesave kombëtare Shqiptare

k.autor

Postime të ngjashme

"KUJDES NGA SMS-të MASHTRUESE..."/ Policia apel qytetarëve: Mos i klikoni linket Aktualitet

"KUJDES NGA SMS-të MASHTRUESE..."/ Policia apel qytetarëve: Mos i klikoni linket

"RAMA NË BURG"/ Shqiptarët protestë edhe në Hagë, thirrja e vogëlushit: Shqipëria është e jona Aktualitet

"RAMA NË BURG"/ Shqiptarët protestë edhe në Hagë, thirrja e vogëlushit: Shqipëria është e jona

AKSIDENT NË AKSIN MORINË-KUKËS/ Makina përplaset me trafikndarësen, pamje nga vendngjarja Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN MORINË-KUKËS/ Makina përplaset me trafikndarësen, pamje nga vendngjarja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT