• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VIDEO/ Rikthehen reshjet. Si paraqitet situata pas përmbytjeve në zonat problematike
Home
Sociale

VIDEO/ Rikthehen reshjet. Si paraqitet situata pas përmbytjeve në zonat problematike

13 December, 2017 F.autor Aktualitet, Sociale

Nga Shkodra në Lezhë, qytetet veriore pritet të ‘pushtohen’ nga uji, vetëm pak javë pas përmbytjeve masive, që kaloi vendi, ku ankthi më i madh u përjetua nga qytetarët e jugut. Diçka e cila u vazhdon ende dhe sot ku sipas kryebashkiakut të Fierit, Armando Subashi tha se në fshatra  uji ende nuk është larguar plotësisht.
Gjithashtu, prefekti i Gjirokastrës, Astrit Alia tha se edhe pse strukturat janë të angazhuara maksimalisht katër ura vazhdojnë të jenë të dëmtuara dhe plot 2 mijë banorë mbeten të izoluar.

Në Bilaj-Krujë, 7 fshatra janë prekur nga permbytjet dhe 227 banesa janë shkaterruar. Mos harrojmë që një nder qytetet më të dëmtuara ishte Kruja aty dhe ku njerëzit u evakuuan me gomone.

Por nga ana tjetër, kanë mjaftuar vetëm pak minuta shi që disa lagje të qytetit të Lezhës të përmbyten. Si pasojë e reshjeve të orëve të fundit janë përmbytur lagjja ‘11 janari’ totalisht, ndërsa kalimi i këmbësoreve dhe mjeteve është bërë i pamundur.
Uji ka vërshuar deri në afërsi të hyrjeve të pallateve. Po ashtu probleme me përmbytjet ka edhe në bllokun 11.2 hektarë dhe në bllokun e Drinit. Në disa zona të Lezhës mungon energjia elektrike.
Kujtojmë se rreth 1 javë më parë vendi u përball me përmbytje si pasojë e shirave të dendur duke shkaktuar dëme të mëdha tek familjarët dhe bizneset. Zonat më të vështira ishin ato në jug të vendit por dhe disa qytete në veri nuk mbeten pas. Megjithatë gjatë përmbytjeve në fillim të dhjetorit Lezha nuk bënte pjesë tek qytetet më të dëmtuara.

Nisur nga rikthimi i reshjeve, prefektja e Tiranës, Suzana Jahollari garantoi sot se Autostrada Tiranë-Durrës nuk do të përmbytet më nga reshjet e shiut. Ajo tha se pas përmbytjeve të 30 nëntorit, janë marrë masat e nevojshme.
Jahollari tha se është ndërhyrë në kanalet kulluese, dhe po punohet për shmangien e situatave të tilla në të ardhmen.
“Reshjet e shiut të 30 nëntorit ishin jashtë parashikimeve. Është dashur një projekt teknik për të analizuar situatën. Projekti përfundon brenda 45 ditëve. Tashmë janë marrë pasat e nevojshme, dhe janë pastruar kanalet kulluese. Vitin e kaluar kemi patur më shumë përmbytje. Nisur nga ndërhyrjet, ju garantojmë se nuk do të ketë më përmbytje në autostradën Tiranë-Durrës, si pasojë e reshjeve të shiut”, u shpreh Prefektja e Tiranës, Suzana Jahollari.
Ende nuk dihet nëse kjo gjë do të ndodh vërtetë por shpresojmë që ditë si ato të permbytjeve të dhjetorit, mos të kthehen më.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Flet mjeku i Enverit: E vërteta e ngacmimit seksual ndaj Teutës, nuses së Ilirit
Previous article Shqipëria në një tryezë me vendet myslimane kundër Trump për Jerusalemin (Foto)

F.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT